Përshëndetje! Automjeti im është Mazda Cx5 Sport i vitit 2018. Në kroskot më shfaqet një llampë paralajmëruese për nivelin e lartë të vajit të motorit. Automjeti ka vetëm një muaj që është blerë në koncensionare.
Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Faleminderit për besimin! Nëse përpiqesh ta riparosh vetë mund të anulosh disa nga garancitë që jepen me blerjen e makinës. Ndaj ju rekomandoj t’a çoni në koncensionare qeë ata ta diagnostikojnë dhe riparojnë pa pagesë për ju. Kjo çështje mund të shkaktohet nga niveli i vajit të motorit që është i tejmbushur ose probleme me sensorin e nivelit të vajit të motorit i cili duhet të zëvendësohet. Ju duhet të tregoheni të vendosur për ta çuar deri në fund kontrollin nga koncensionari për të ndihmuar në përcaktimin e sakte se cili komponent duhet të riparohet ose zëvendësohet.