Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ç’duhet bërë kur humbasim dëshirën?


Disa vjet më parë, shkencëtarët arritën në përfundimin se dëshira për seks është e regjistruar në genet përkatëse dhe drejtohet prej tyre. Disa trashëgojnë nga paraardhësit e tyre një libido të fortë, ata duan të bëjnë seks çdo ditë, disa të tjerë mjaftohen me një kontakt në javë, ndërsa të tretët mbeten të kënaqur edhe vetëm me një dashuri platonike… Në vartësi të kushteve të ndryshme në të cilat lind dhe rritet individi, libidoja mund të pësojë ndryshime, shtohet ose zbehet. Kështu, fjala vjen, gjatë pushimeve, dëshira për seks është më e madhe, ndërsa në përgjithësi, dëshira mbetet ajo që është regjistruar në genet e çdo individi… Por, pse ndodh që individë të caktuar, në periudha të ndryshme të jetës, nuk duan të bëjnë seks? Kjo ndodh pikërisht sepse zbehet libidoja. Në rastet kur ajo zbehet dhe ulet nën nivelin e së zakonshmes, shkaku duhet kërkuar në radhë të parë te shëndeti dhe duhet treguar interesim për gjendjen shëndetësore fizike…

Te meshkujt

Advertisement

Dëshira për seks, ose siç është bërë zakon të thuhet, libidoja, lidhet direkt me sistemin hormonal. Për meshkujt, varet nga sasia dhe cilësia e testosteronit, pjesa dërrmuese e të cilit prodhohet në testikuj, nën një kontroll të rreptë të Sistemit Nervor Qendror.  Në rast se sasia e testosteronit është e madhe, atëhere oreksi seksual është më i lartë se mesatarja. Mendohet se karakteristikat kryesore fizike të këtyre meshkujve janë trupi i lidhur, gjaknxehtësia, rënia e hershme e flokëve në kokë dhe dendësia e qimeve në vende jo gjithmonë të këndshme për ta, si, fjala vjen, në fytyrë, në gjoks, në shpinë, etj. Zakonisht, të tillë janë banorët e zonave jugore të Detit Mesdhe. Me kalimin e moshës, sasia e testosteronit në gjak fillon të ulet (mesatarisht, 1-3%) dhe, deri në moshën gjashtëdhjetë vjeçare, ky proces kalon pothuajse pa u vënë re…

Në vitin 2007, shkencëtarët amerikanë, nën drejtimin e profesorit Piter Grrem,  zbuluan edhe një faktor tjetër që ndikon në libidon mashkullore. Pasi studiuan 200 barinj të Kenias Veriore, duke i matur secilit nivelin e testosteronit, ata sqaruan se sa më shumë gra legjitime të ketë një mashkull, aq më pak hormone ka dhe se, njerëzit më brutalë, janë beqarët. Shkencëtarët nuk e gjetën dot atëhere shkakun dhe kjo mbeti enigmë.

Te femrat

Edhe te gratë, situata në parim mbetet e njëllojtë sepse në libidon e tyre, ndikon i njëjti hormon, testosteroni. Sa më shumë hormon të tillë të ketë një femër në gjak, aq më shpesh i shkon mendja te seksi, megjithëse hormoni mashkullor, në rastin e dhënë, përpunohet në vezoren e femrës. Por, duhet mbajtur parasysh se sfondi femëror nuk është aq i qëndrueshëm sa mashkullori. Këtu luajnë rolin e tyre një sërë faktorësh, duke përfshirë menstruacionet, shtatzaninë, lindjet, klimaksin… Në këtë rast, ulja e libidos nuk vjen dot në nivelin e dëshiruar pa një bashkëpunim të ngushtë midis gjinekologut dhe endokrinologut. Por, në rast se niveli i testosteronit te një femër bie në minimum, atëhere shkaku duhet kërkuar te kontraceptivët që merren nga goja. Në vitin 2005, shkencëtarët e Universitetit të Bostonit bënë një zbulim që tronditi gjithë botën. Ata faktuan se marrja për një kohë të gjatë e hapjeve kontraceptive, bëhet shkak për të krijuar në gjakun e femrave një lëndë e cila neutralizon testosteronin. Ata treguan me anë të testeve dhe eksperimenteve se ato gra që merrnin nga goja kontraceptivë, e kishin nivelin e hormonit mashkullor në gjakun e tyre pothuajse katër herë më të vogël se ato që kishin preferuar mjete të tjera mbrojtëse kundër shtatzanisë. Më e keqja është se niveli i duhur i testosteronit nuk arrihet edhe pasi ato heqin dorë nga këto mjete.

Faktorë të tjerë

Por, nuk janë vetëm faktorët hormonalë që zgjidhin problemin e  libidos. Po të ishin vetëm ata, puna do të ishte më e thjeshtë: Provo nivelin, korrektoje me anë të barnave dhe mbaroi puna. Libidoja është një fenomen i ndërlikuar. Nuk mjafton vetëm fakti që në gjak të ketë një sasi të caktuar testosteroni, por duhet, veç kësaj, që edhe truri të reagojë në përputhje të plotë me këtë.

– Si do të reagojë, për shembull, truri i një njeriu që ndodhet nën një stres të vazhdueshëm ose nën një depresion të fortë nervor? Është e natyrshme që s’ka për të reaguar. Instikti i vetëmbrojtjes është më i fortë se ai seksual. Pa u plotësuar kërkesat jetësore, kërkesat për të shpëtuar nga një sëmundje, etj., libidoja do të heshtë. Kur ka njeriu hall koke, nuk i shkon mendja te seksi. Pikërisht për këtë arsye, shkaqe të tilla si pagjumësia, dietat e ndryshme, sëmundjet, madje edhe një lodhje e thjeshtë banale, si fizike ashtu edhe psikike, ta heqin si me magji dëshirën për të bërë seks. Meqë ra fjala, gjatë sëmundjeve, libidoja mund të zbehet jo vetëm për shkak të gjendjes së keqe shpirtërore që shkakton sëmundja, por edhe për shkak të ilaçeve të ndryshme që merren për shërimin e saj. Dhe, nuk është aspak e detyrueshme që këto ilaçe të kenë karakter hormonal. Kështu, fjala vjen, dëshirën për seks mund ta ulin ilaçe të tilla si neuroleptikët, diuretikët, lilaçet për kurimin e tensionit, diabetit, etj., kështu që në rast se mjeku ju jep për të pirë hapje, lexoni me kujdes intruksionet e përdorimit të tyre. Të paktën e merrni vesh pse ju ka ikur dëshira për seks.

– Dëshirën për seks ta heqin edhe disa faktorë të tjerë, sidomos problemet familjare. Dëshira për seks varet shumë edhe nga partneri. Është e qartë se fillimet e marrëdhënieve janë gjithmonë më pasionante. Kjo kohë zgjat nga gjashtë muaj deri në dy-tre vjet. Kjo është koha e caktuar nga natyra, për të zënë fëmijën. Pastaj, gradualisht, vjen ftohja, një ftohje e “natyrshme”, kur humbet jo libidon në përgjithësi, por pasionin e spikatur në fillimin e marrëdhënieve. Ambientimi luan në këtë mes një rol shumë të rëndësishëm. Pas tij fillon jeta seksuale “rutinë”, që është armiku kryesor i libidos për të dy partnerët.

Zakonisht, kjo mefshtësi seksuale fillon me një “rënie moralë” të partnerëve, të cilët fillojnë të shfaqin pakënaqësinë ndaj njëri-tjetrit, duke e krahasuar partnerin e vet me të tjerë (një dijetar ka thënë: I dashuri apo e dashura janë të pakrahasueshëm. Atje ku fillon krahasimi, dashuria merr fund.)  Gratë dhe burrat fillojnë t’i krahasojnë partnerët e tyre me ata që sapo kanë njohur nga jashtë, duke harruar se çdo njeri, që në natën e dytë do të “vihet në garë” me kandidatin e ri dhe, në fund të kësaj rruge, mbetet vetëm një shteg: Vetmia dhe ulja e rregullt e libidos…

Ç’duhet bërë kur humbim dëshirën?

E mira e të mirave është që secili, si mashkulli dhe femra, të shkojë sakaq te mjeku. Në fillim duhet shkuar tek endokrinologu, i cili do të matë sasinë e hormoneve. Në rast se hormonet janë brenda standardeve, atëhere duhet shkuar te seksologu. Në fund të fundit, libidoja është fusha e tij. Por, natyrisht, mund të përpiqet secili që të shërohet edhe në mënyrë individuale. Ja disa rekomandime të mjekëve me përvojë në këtë fushë:

– Potenca seksuale, siç dihet, është një tregues i gjendjes shëndetësore, fizike dhe psikike të çdo individi të rritur dhe, për të përmirësuar këtë gjendje, duhet kohë. Për të arritur rezultate sa më të mira, është e domosdoshme që periudha e kurimit të ndahet në disa etapa. Në etapën e parë, para së gjithash, duhet që secili të vendosë një mënyrë jetese sa më të drejtë dhe të përshtatshme, pra, të ketë kushte normale për punë dhe për riaftësimin e forcave, të bëjë gjumë të mjaftueshëm, të sigurojë një ngarkesë fizike të rregullt dhe të pranueshme. Pastaj, gradualisht, duhet rezervuar në çdo ditë një kohë e caktuar për “jetën personale”, madje për këtë qëllim mund të lihet një ditë në javë. Në këtë ditë, partnerët duhet t’i përkushtohen njëri-tjetrit, duke e “habitur palën tjetër me “surpriza” reciproke. Rëndësi ka të kuptohet se projekti për një jetë seksuale të pastër dhe cilësore, kërkon kohë dhe forca… Por, s’keni për t’u penduar sepse ky do të jetë një nga projektet më interesante, më të rëndësishëm dhe më të dobishëm të jetës suaj në përgjithësi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të përshëndesim?

Next Post

Sekretet e eksitimit të meshkujve

Advertisement