Filmat pornografikë stimulojnë imagjinatën erotike mashkullore (dhe atë femërore) duke rizgjuar pasionin. Këtë nuk e themi ne, por ekspertët. Lexoni më poshtë…
Një grua do të pyeste: Pse mund të gjesh edhe ndopak romanticitet në një film pornografik? Në ç’mënyrë skenat e seksit mund të shtojnë afrimitetin erotik të një çifti?
Që prej shumë kohësh, kanë qenë burrat ata që e kanë përdorur pornon për t’u eksituar dhe për t’u përgatitur për një raport seksual. Kjo ndodh për një shkak të caktuar: Seksualiteti mashkullor është shumë i lidhur me shqisën e të parit dhe në bazë të kësaj sjelljeje, ekziston një arsye biologjike. Në fakt, truri i një burri nuk arrin të fiksojë gjatë në kujtesë formën dhe pamjen e organeve gjenitale femërore. Pikërisht për t’i kujtuar ato, para një raporti intim, partneri ka nevojë për t’u stimuluar nga ana vizuale. Ky nuk është një justifikim, por ndihmon për të kuptuar pse ai ka shpesh nevojë të shohë revista me pamje grash lakuriq ose filma porno.
Megjithatë, shpesh kjo situatë krijon tension te gruaja, së cilës i duket sikur i janë pakësuar aftësitë e saj joshëse. Nëse një burrë është i dhënë pas pornografisë, kjo nuk do të thotë se nuk e do më partneren e tij apo se ajo i duket më pak joshëse se dikur. Përkundrazi, ai përdor imazhe të tilla pikërisht për të rigjallëruar momentet intime. Kështu, pornografia mund të kthehet në një mbështetje për partnerin. Jo më kot, filmat pornografikë kanë filluar t’i kushtojnë më shumë vëmendje publikut femëror, subjektit të filmit dhe fantazive të aktoreve protagoniste. Këto gjëra arrijnë të ndezin edhe imagjinatën erotike te gruaja.
Atëhere, çfarë duhet bërë nëse partneri të propozon të shihni bashkë disa skena pikante? Është thelbësore që edhe gruaja të ndjejë kureshtje për këtë ide. Nëse ajo është dakord, në këtë mes nuk ka asgjë të keqe. Është një lojë shumë sensuale që ia hap derën dëshirës reciproke, sepse lind dëshirën për të imituar pozicione ose situata të para në ekran, të këndshme këto për të dyja palët. Edhe diçka tjetër. Nëse ndonjë gjë që shihet në ekran ka pak gjasa të ndodhë ose është e ekzagjeruar, mund t’i bëjë partnerët deri edhe të qeshin së bashku: Ky është një element shumë i rëndësishëm për të forcuar afrimitetin seksual të çiftit.