Juve nuk ju pëlqen kurrë rastësisht një burrë. Të gjithë ata që zgjidhni kanë diçka të përbashkët, diçka të vogël, që ju josh, një stil që ju pëlqen më shumë se një tjetër… Por, a e dini vërtet cili është burri ideal për ju? Ai që është pak aventurier, i sigurtë në vetvete apo joshës? Për ta mësuar bëni testin tonë dhe zbuloni profilin e burrit që ju korrespondon në realitet…

1. Ish-ët tuaj mund t’i përcaktosh si:
a. Të gjithë të ndryshëm, por me një personalitet të vërtetë.
b. Burra me një situatë të mirë ekonomike, me të cilët ke dëshirë të ndërtosh familje.
c. Burra të cilëve u pëlqen të përfitojnë nga jeta dhe shanset që u paraqiten.

2. Preferoni të dilni vetëm ose me shoqet…
a. Në vende gjithmonë të ndryshme dhe të rralla.
b. Gjithmonë në të njëjtin pab.
c. Në bare dhe diskoteka në modë

3. Në nivelin profesional, ju:
a. Provoni ç’t’ju dalë përpara; nuk i dihet kurrë.
b. Jeni e kënaqur me atë që keni arritur, nuk përpiqeni të digjni etapat.
c. Jeni shumë e zonja për të qenë në vendin e duhur, në momentin e duhur.

4. Defekti juaj kryesor është:
a. Impulsiviteti juaj
b. Temperamenti juaj prej shtëpiakeje.
c. Ana juaj narciziste

5. Takimi i parë, shikimi i parë… Ju vini re:
a. Lukun e tij të pazakontë.
b. Qëndrimin e qetë.
c. Shikimin e tij depërtues.

6. Gjesti që ju bën t’jua bëjë zemra tak:
a. Një fundjavë e paparashikuar.
b. Një darkë tete-a-tete.
c. Një buqetë me trëndafila të kuq që ju vjen në zyrë çdo ditë.

7. Keni takuar një burrë që ju pëlqen, por gjatë darkës, ai flet me një tjetër:
a. Rihidheni në sulm; askush nuk ju shpëton juve.
b. Nuk ia vlen, e lini dhe merreni me diçka tjetër.
c. E lini të bëjë atë që do dhe bëni të njëjtën gjë.

8. Ju propozojnë të transferoheni në një degë të ndërmarrjes që ndodhet në Dubai:
a. Është rasti që ëndërronit!
b. Duhet të peshoni më parë pro-të dhe kundra-t.
c. Gjithçka varet nga oferta që ju kanë bërë!

9. Kur ishit e vogël, ju zgjidhnit:
a. Vetëm lojëra të rrezikshme.
b. Lojëra me kukulla, që ishin të denja për vajzat.
c. Lojëra që kërkonin shumë zgjuarsi dhe mprehtësi.

10. Jeni ulur në bar për të pirë një kafe dhe shihni një djalë që ju ka ngulur sytë. Çfarë do të bënit nëse ai do t’ju afrohej:
a. Do t’i jepnit një shans, duke i buzëqeshur.
b. Do ta vështronit vjedhurazi, kur ai s’e ka mendjen…
c. Do t’ia ngulnit edhe ju sytë, duke bërë lojën e tij.

11. Një shoqe vjen te ju për një këshillë, pasi djali që do, i ka kërkuar të bashkëjetojnë. Ju:
a. E këshilloni ta provojë njëherë, të dalë ku të dalë. Njeriu njihet duke jetuar me të.
b. E këshilloni të presë edhe pak, pasi ende nuk e njeh aq sa duhet.
c. E këshilloni të presë, sepse mund t’i dalë përpara ndonjë rast më i mirë…

12. Si përgatiteni për të shkuar në një festë:
a. Kujdeseni për të gjitha detajet: Veshja, flokët, grimi, aksesorët.
b. Mundoheni të mos e teproni, por të jeni vetvetja.
c. Mundoheni të visheni sa më seksi.

13. Në një festë, ju tërheq më shumë vemendjen një burrë që:
a. Flet për eksperiencat e veçanta që ka kaluar në jetë.
b. Nuk flet shumë, por duket i qetë dhe i sigurtë në vetvete.
c. Tërheq si me magnet të gjitha gratë që ndodhen aty.

Rezultatet:
Nëse keni më shumë përgjigje a. Ju pëlqejnë burrat aventurierë
Lidhjet e shtruara nuk ju tërheqin shumë. Ju keni nevojë për aventurë, si pasojë edhe për një burrë që e kafshon jetën me dhëmbë, si një mollë të kuqe. Lidhjet tuaja dashurore karakterizohen nga emocione të forta dhe janë të ndërlikuara, por kurrë banale. Ju keni një sy të mprehtë për të dalluar atë që do t’ju bëjë të drithëroheni. I largoheni atij që ju propozon të darkoni në shtëpinë e tij si takim i parë; ju dëshironi gjëra më të paparashikuara. Ju bëjnë të drithëroheni aventurierët që kanë ndjeshmëri, eksperiencë dhe një të kaluar të pasur me sprova të ndryshme. T’ju bëjë të ëndërroni, të diskutoni për dëshirat tuaja dhe vështirësitë e jetës, ja çfarë prisni nga një burrë. Ai nuk duhet të hezitojë të lëvizë edhe malet për ju.
Kërkoni pra një burrë me shumë cilësi (njëra prej të cilave edhe imagjinata), me një personalitet të vërtetë, që të mos mërziteni kurrë.
Sipas jush: Pse t’i bësh gjërat e thjeshta, kur mund t’i bësh të ndërlikuara?

Nëse keni më shumë përgjigje b. Ju pëlqejnë burrat e sigurtë në vetvete
Drithërimat e përditshme e historitë e ndërlikuara të dashurisë nuk bëjnë për ju! Ju doni të ndjeni stabilitet, qetësi te një burrë, për të rënë në dashuri me të. Me një fjalë, ju pëlqen një burrë që ndjehet mirë në vetvete, që është energjik, alegro, që e ka të qartë se ku shkon dhe do t’ju marrë me vete. Ju i keni këmbët fort në tokë dhe këtë kërkoni në marrëdhëniet e përditshme. Lidhjet pa të nesërme nuk ju interesojnë aspak; për pasojë, u largoheni atyre. Ju dini t’i dalloni burrat e pjekur, që nuk kanë asgjë për të provuar në jetë. Nëse ju del përpara dikush që flet me fjalë të mëdha e të bukura, ju largoheni me vrap. I urreni burrat ekstravagantë dhe joshësit e mëdhenj. Ju keni nevojë të keni besim te burri që zgjidhni dhe për këtë arsye, keni zakonet tuaja dhe qëndroni në të njëjtin mjedis. Kjo ju bën të ndjeheni e sigurtë dhe ju eviton zhgënjimet… Megjithatë, nëse jeni ende në kërkim, kjo do të thotë se nuk e keni gjetur ende atë burrë që e bën zemërn tuaj të rrahë fort.
Sipas jush: Dashuria është një kontratë besimi!

Nëse keni më shumë përgjigje c. Ju pëlqejnë burrat joshës
Shikim depërtues, një trup i fuqishëm, një prani dhe qëndrim që tregojnë qartë qëllimin e tij, ja çfarë ju josh te një burrë! Nga ana tjetër, edhe juve ju pëlqen të joshni, pra, të hyni në lojë… Ju pëlqejnë burrat karizmatikë, me një anë kafshërore. Nuk jeni person i rezervuar dhe keni nevojë për një partner që nuk heziton t’ju thotë se ju dëshiron dhe ku do të dalë. Ju pëlqen të shkoni në vendet në modë dhe mbi të gjitha, t’ju shikojnë. Taktika juaj është e thjeshtë: Ju dalloni dikë, e vrojtoni, e lini t’ju vrojtojë dhe, kur ndjeni afërsinë mes jush, hidheni në sulm! Partneri juaj është joshës, jeni e ndërgjegjshme për këtë, prandaj shfaqeni krenare në krah të tij. Nuk është e pamundur që ju të humbisni mendjen pas një burri… Mjafton një shkëndijë në sy, një zë penetrues, një puthje dore, ose një psherëtimë në vesh. Me partnerët tuaj luani lojën e gruas fatale dhe ruani përparësinë.
Sipas jush: Flakë e zjarr, tymi le t’i dalë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *