Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A jam normale në marrëdhëniet seksuale?


Kjo është pyetja që gratë ia drejtojnë më shpesh seksologut. Nëse kënaqësia mashkullore dhe ajo femërore ndryshojnë, edhe ajo midis dy femrave gjithashtu ndryshon, sepse reagimet e trupit tonë varen nga emocionet, nga trashëgimia, por edhe nga eksperiencat e përjetuara…

A jam normale nëse…

Advertisement

1. …e kam të vështirë ta arrij orgazmën?

– Sigurisht, shumica e grave e arrijnë orgazmën mesatarisht një në dy herë kur bëjnë dashuri. Orgazma sistematike është e rrallë. Kjo ndodh për arsye të ndryshme, si për shembull nga lodhja, për shkak të një mjekimi që po merr, nga gjendja shpirtërore jo e favorshme, etj. Është interesante, por një grua e ndjen përgjithësisht që kësaj radhe nuk do ta arrijë orgazmën, sado të insistojë. Mbase kjo është edhe arsyeja pse nganjëherë e gratë simulojnë atë!

2. …kam vetëm orgazma klitoridiane?

– Po, kjo i ndodh shumicës së grave. Orgazma klitoridiane është orgazma tipike femërore. Megjithatë, edhe pse një grua mendon se ka arritur vetëm orgazmën klitoridiane, ajo arrin edhe atë vaginale. Kjo sepse muret e vaginës kontraktohen në mënyrë ritmike dhe të pavullnetshme sa herë arrihet orgazma, cilado qoftë origjina e saj (klitorisi, vagina, gjinjtë ose zona të tjera erogjene). Pra, vagina merr pjesë në të gjitha orgazmat. Ka seksologë që mendojnë se të gjitha orgazmat janë vaginale dhe flasin më shumë për pikënisje vaginale ose klitoridiane, duke ditur që përfundimi është gjithnjë vaginal.

3. …e arrij kënaqësinë vetëm në një pozicion?

–  Shumica e femrave e arrijnë orgazmën sidomos në një pozicion ose vetëm në këtë pozicion. Ka arsye të ndryshme që e shpjegojnë një fenomen të tillë. Stimulimi i një zone të veçantë në brendësi të vaginës mund të jetë i domosdoshëm në momentin e arritjes së orgazmës, sepse kjo zonë është veçanërisht e ndjeshme. Ka gra të tjera që e arrijnë orgazmën vetëm nëse i mbajnë këmbët e shtrënguara, disa e kanë të nevojshme t’i kenë këmbët e hapura. Kjo varet nga toniciteti i muskujve që mund të lehtësojë ose përkundrazi, ta bllokojë orgazmën. Pastaj, një pozicion mund të jetë eksitues në një mënyrë më shumë emocionale, sesa fizike: Nëse ai lejon kontaktin e veçantë midis trupave ose lejon pamjen e trupit të partnerit që tjetrit i duket shumë erotik, atëhere ndihmon në arritjen e orgazmës.

4. …e arrij orgazmën më shpejt kur masturbohem?

– Kjo është diçka e njohur. Një femër që e njeh trupin e saj e arrin orgazmën nëpërmjet masturbimit në tre minuta, ndërkohë që në çift kjo kohë është më e gjatë. Në fakt, tjetri nuk ka si ta dijë ekzaktësisht nëse stimulimi seksual ushtrohet me presionin e duhur, me lëvizjen e duhur, me shpejtësinë dhe ritmin e duhur, nëse lëvizja duhet të jetë konstante ose e ndryshueshme, me intensitet në rritje ose jo… Një grua vetë e di më mirë se çfarë i bën më shumë efekt. Nëse ia komunikon këtë partnerit, ai mund të përpiqet t’i japë më shumë kënqësi partneres.

5. …ndjej dëshirë vetëm kur ka dëshirë partneri?

– Po. Në një çift dëshira nuk mund të jetë gjithnjë e pranishme. Shpesh, ndjesia që është e dëshiruar, që e duan, zgjon te gruaja dëshirën për të bërë dashuri. Askush që është pak i informuar nuk e quan anormale dëshirën e femrës në formë përgjigjeje të dëshirës së partnerit.

6. …më joshin edhe burrat e tjerë?

– Në fillim të një lidhjeje, kur jemi të dashuruar të dy, nuk shohim askënd përveç të dashurit/ës. Kjo mund të zgjasë nga disa muaj deri në disa vjet, sipas gjendjes së lidhjes. Pastaj lidhja bëhet në mënyrë të natyrshme më e hapur dhe fillon të shohësh edhe burrat e tjerë përveç partnerit tënd. Në këtë moment duhet të mësosh të mos ndjehesh fajtore. Është normale të ndjesh një joshje të tillë, edhe sikur kjo joshje të jetë seksuale. Duhet ta pranosh këtë që të mos vuash. Kjo nuk do të thotë të kesh lidhje seksuale jashtëmartesore, por thjesht të pranosh se ndjen joshje të tillë që është pjesë e jetës. Duke u nisur nga ky pikëvështrim, je e lirë ta duash partnerin tënd, duke ditur se ekzistojnë edhe mundësi të tjera…

7. …nuk më pëlqejnë filmat pornografikë?

– Askush nuk është i detyruar të shikojë filmat porno. Kjo nuk do të thotë se je anormale, por thjesht që ata nuk përshtaten me imagjinatën tënde erotike. Edhe një person që eksitohet nga këta filma, mund të mos e pëlqejë këtë eksitim! Kjo ndodh sepse secili prej nesh zotëron një ideal seksual, që mund të mos i korrespondojë atij të filmave porno. Gjithashtu, mund të themi se seksualiteti që shihet në ato filma nuk i përgjigjet realitetit, prandaj të mos duash t’i shohësh ata është normale dhe ndodh shpesh te gratë që nuk para stimulohen nga ana vizuale, pra, nga imazhet seksuale.

8. …jam e heshur kur bëj dashuri?

– Rënkimet gjatë seksit shpesh konsiderohen si një provë e pakundërshtueshme kënaqësie, por kjo bindje u detyrohet filmave porno, pasi shumë gra kënaqen, megjithëse heshtin. Në një film, për të treguar që dikush po kënaqet, thirrjet ose rënkimet janë sinjali më i mirë. Regjisori i tyre nuk kërkon t’i përgjigjet realitetit, por t’u japë të tjerëve të kuptojnë se çfarë po ndodh në ekran. Në jetën reale gjërat janë ndryshe. Mund të bërtasësh para se ta arrish orgazmën sepse je i habitur, ke ndonjë dhimbje ose ndjen kënaqësi. Pra, nëse heshtni, ju jeni thjesht normale. Gjithashtu, jeni normale edhe nëse bërtisni. Me pak fjalë, në këtë pikë nuk ekziston asnjë rregull.

9. …kam dëshirë ta filloj jetën seksuale pas të njëzetave?

– Dëshira për ta filluar jetën seksuale i korrespondon një faze pjekurie në jetën e çdokujt. Është e rëndësishme që secili të ndjekë ritmin e vet. Disa vajza e fillojnë atë në moshë shumë të re dhe më pas, si pasojë e një eksperience të parë shumë të keqe, mund të rrinë për një kohë të gjatë pa seks. Pastaj, 90% e femrave janë të zhënjyera nga raporti i parë seksual. Kjo tregon se ato shpesh nuk kanë pritur momentin e duhur. Pra, është krejt normale që ju keni vendosur t’i filloni marrëdhëniet seksuale pas të njëzetave. Mosha mesatare e raportit të parë seksual për femrat është 17 vjeç e gjysëm, megjithatë kjo nuk varet vetëm nga pjekuria e femrës, por edhe nga takimet!

10. …nuk më pëlqejnë lidhjet e shkurtra?

– Dashuria e një nate mund të jetë diçka e bukur, por jo për të gjithë. Disa njerëz dinë ta bëjnë më së miri dallimin mes dashurisë dhe joshjes fizike. Kjo ndodh shpesh te burrat që mund të kënaqen me një histori të shkurtër. Disa të tjerë ndjejnë nevojën t’i bashkangjisin joshjes fizike dashurinë shpirtërore, gjë që e bën më të këndshëm seksin. Nëse ju nuk jeni e lumtur me histori të shkurtra, mos ia impononi vetes, sepse mund të ndjeheni fajtore dhe e lënduar. Por, mund të ndodhë që një ditë ju të ndryshoni mendim. Nëse përkundrazi, ju pëlqejnë aventurat e shkurtra, kjo nuk do të thotë se nuk jeni e aftë të keni lidhje serioze dhe të jeni besnike. Në jetë vjen një moment i përshtatshëm për gjithçka.

11.  …nuk e arrijmë orgazmën në të njëjtën kohë?

– Vetëm një e treta e çifteve e arrijnë ndonjëherë orgazmën së bashku, në të njëjtin moment. Kjo është diçka e këndshme, por nuk është qëllim në vetvete. Të gjithë seksologët mendojnë se është më mirë kur secili arrin orgazmën e vet. Pse? Sepse ju atëherë mund të përfitoni nga kënaqësia e tjetrit kur arrin orgazmën, ndërkohë që kur e arrini orgazmën njëkohësisht, jeni secili në botën tuaj paralele.

12. …ndjej kënaqësi, por jo diçka të jashtëzakonshme, pra, nuk ngjitem në qiellin e shtatë, siç kam dëgjuar?

– Shpesh, kur dikush fillon jetën seksuale, mund të zhgënjehet nga kënaqësia që ndjen, sepse, në krahasim me atë që shohin nëpër filma, duket ndryshe! Kjo është normale, sepse kënaqësia zbulohet e zhvillohet me shtimin e eksperiencave. Është thelbësore të mësosh të kultivosh kënaqësinë që ndjehet, që ajo pak nga pak të shtohet. Nganjëherë, orgazma është e jashtëzakonshme, nganjëherë e këndshme. Fakti që është gjithmonë ndryshe e bën atë më interesante.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

T’ia them asaj çfarë njeriu është ai?

Next Post

Ambasadori Bujar Luca dhe Ambasada jonë në Paris

Advertisement