Besa Krasniqi jeton në Suedi, por këndon shqip madje ka qenë edhe pjesë e festivalit të 54-të këtu në RTSH me një këngë me titull “Liroje zemrën” në bashkëpunim me Big Basta dhe Enis Preshevën. Ajo ka rrëmbyer zemrat e suedezeve me këngën “Evelina” një këngë e cila ka qëndruar në radion suedeze për 5 javë në vendin e parë! Kjo është Besa!

Fabjola Kuburi:- Besa, jeton në Suedi dhe këndon shqip por jo vetëm. Si është të arrish në vend të huaj kaq shumë ku është e vështirë të gjesh rrugët e duhura për të bërë art?

Besa Krasniqi:- Vështirësitë ekzistojnë gjithmone për të arritur aty ku dëshiron,  por kur ekziston talenti, përkushtimi dhe miqtë e mirë gjithçka mund të arrihet.

– Më trego pak më shumë për albumin tënd më të ri… Çfarë përmban ky album dhe çfarë të rejash sjell këtë herë në muzikë Besa?

– Albumi është një koleksion përmbledhje e këngëve të mija disa të reja disa me të vjetra ,në këtë përmbledhje ka këngë shqipe, anglisht dhe suedisht. 

-Kujt ia dedikon këtë album?

– Së pari këtë album ja dedikoj publikut atyre që më mbështesin dhe vetes.

-Punon edhe si mësuese muzike në Stokholm apo jo? E ndjen më mirë veten në mësimdhënie apo kur këndon në skenë?

– Po punoj si mësuese muzike dhe ndihem shumë mirë që po arrij të edukoj breza të rinj dhe të zbuloj talente, por pasioni ime është muzika dhe të kënduarit në skenë nxjerr më të mirën nga unë dhe nuk e ndërroj këtë emocion me asgjë tjetër.

– Sipas teje, talenti lind apo edhe mund të perfeksionohesh gjatë rrugës?

– Për mua talenti lind, trashëgohet edhe ka raste kur fitohet nga puna dhe përkushtimi. Unë e kam të trashëguar nga familja ime dashurinë për muzikën e cila është familje muzikantësh , më ka ndihmuar gjithashtu shkolla që kam studiuar në këtë fushë.

-Besa, çfarë ndjesie provon kur e di se kënga që sapo ke bërë, do të gjejë vend në zemrat e publikut? 

– Do ndihesha e shpërblyer për punën që i kam përkushtuar këngës dhe gjithashtu e motivuar për të sjellë diçka të re tek publiku.

-Ka ndonjë këngëtar shqiptar nga Shqipëria me të cilin, po ashtu, do të të pëlqente te bëje një duet?

-Meqë unë jam këngëtare, tekst shkruese dhe producente do kisha pasur dëshire të bëja një bashkëpunim me Flori Mumajesin.

–  Çfarë e ke patur gjithnjë pikë të dobët në këngët e tua?

–  Pikë të dobët e kam pasur kur shkruaja tekstin, shumë herë nuk më pëlqente dhe bëja eksperimente me tekstin dhe e ndërroja disa herë derisa më thonin disa miq apo familjarë është shumë mirë, atëherë bindesha.

 – Cilën këngë e veçon nga të tjerat, ajo që të njohu me publikun?

-Nuk mundem të veçojnjë  pasi janë shumë, për publikun shqiptar kam pasur këngën Endërr e vërtet ka qenë një bashkëpunim me Big Basta dhe Enis Preshevën ajo këngë ka qenë edhe hit në Shqipëri, si dhe këngën “Liroje Zemrën” që kam konkuruar në festivalin e 54-të RTVSHsë këtë këngë e kam pas krijuar unë tekstin muzikën dhe kompozimin ku edhe u shpërbleva për tekstin dhe kompozimin. Ndërsa këngët që janë pritur mirë nga suedezët janë “Yes im sure” , “Hej Dj” dhe “Evelina”. Me këngën Evelina kam konkuruar në top listën e Radio Suedisë dhe kam mbajtur për 5 javë vendin e parë. 

Kujt ia pranon me kënaqësi kritikat?

– Kritikat i mirëpres nga ekspertët e muzikës si dhe me kënaqësi nga babai Ramush Krasniqi dhe vëllai im Valdrin Krasniqi të cilët merren me muzikë dhe më kanë ndihmuar të arrij këtu ku jam, vëllai im gjithashtu është i diplomuar producent në shkollat suedeze. 

-Çfarë ka të bukur dhe çfarë negative, në faktin që tërheq vëmendje?

– E bukura e ime si artiste është  thjeshtësia, kur publiku më vlerëson për krijimtari pranoj të gjitha rrethanat dhe nuk jam egoiste por merrem me krijimtari, krijoj vepra te mira artistike , nuk  e bëj gjithcka për famën por të bëj këngë të mira ndihem vetë mirë dhe gjithashtu jam vetvetja. Gjëra negative mund të bëj njeriu pa vetedije, pa dashje dhe kur është në kriza por ato nuk jan të mira as per veten as per koleget  por as per publikun.

– Çfarë do të ishte një e papritur e bukur për ty në këtë moment?  

-Nëse do inspirohesha për një tekst me një melodi që të dilte një këngë ku do ndiheshin mirë edhe kategoria e njërzve me nevoja të veçanta, pasi kjo kategori është e lënë mënjanë dhe kjo mendoj do ishte diçka pozitive për ta.

– Mendimi i parë që të vjen sapo e sheh veten në klipe…

–  Nuk i marr me eufori thjesht shikoj rezultatin dhe se ku ka vend për përmirësim në projekte të tjera.
– Është e lehtë të marrësh nga pubiku atë që do?

– Jo nuk është e lehtë por unë e dua publikun edhe pse nga natyra jam e rezervuar nuk bëj gjithçka që të imponohem para publikut i dua me zemër, por nuk shprehem publikisht. 
– Është më mirë të dyshosh apo të besosh?

-Më mirë është të besosh me besimin i arrin ambicjet apo të them qellimet, me dyshime nuk arrin askund.
– Një ofertë pune që nuk e ke pranuar në një moment dhe tani të ka mbetur peng?

– Ka disa oferta pune që nuk i kam pranuar, por realisht të them nuk jam penduar as nuk jam peng i tyre, sepse ndonjëherë ofertat vinin me pretendime prandaj nuk jam peng i tyre.
– Nëse mbyll sytë tani, çfarë sheh?

– Shoh mrekulli, mendoj pozitivisht dhe gjithashtu skenën dhe publikun.
– Çfarë i thua vetes, herë pas here?

 – Mos u dorëzo për qëllimet që i ke vendosur vetes, mos u  nënshtro dhe qëndro vetvetja.

– A e konsideron veten të suksesshme në misionin që i ke vënë vetes?

-Pa dyshim ,kur isha në festivalin 54 të RTVSH mora çmim dhe festivali stimulonte këngëtarin, producentin dhe tekst shkruesin me një shumë të hollash për secilin nga këto profesione  dhe kur shkuam për të marrë çmimin u ndjeva shumë e sukseseshme sepse prisnin në radhë Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali edhe të tjerët krijues, por secili për zhanrin e vetë dikush si kompozitor, dikush si tekstshkrues dhe dikush si këngëtar kurse unë përfitova nga të treja me që unë e kompozova këngën shkruajta tekstin dhe e kendova këngën ‘Liroje Zemrën”.
– Cilat janë gjërat e bukura të cilat ia vlen të jetohen në jetë? 

-Ta lirojmë zemrën,  të kemi besim në veten tonë dhe dashuria që për mua në këtë fazë është muzika.

– Cili është projekti yt i ëndrrave, ai në të cilin ke pritur një jetë të tërë që ta shohësh veten?

-Të jem mirë me shëndetin të kem besim në vetvetën të vazhdoj të punoj në profesionin tim dhe në fushën e muzikës.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *