Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rudina Dembacaj: Ekstremi i dashurisë sime

Rudina Dembacaj është bërë një nga personazhet më të dashura për publikun, sepse prej saj marrin vetëm buzëqeshje. Batutat e saj transmetohen në public me shpejtësi dhe bëhen popullore po aq sa ajo vetë. Ajo është më pushime, por ne nuk e lamë rehat edhe këtë herë, sepse e donim me patjetër intervistën me të. Rudina përgjigjet me shumë dashuri por sigurisht edhe me doza humori brenda.

 

Fabjola Kuburi:- Rudina, tashmë ke marrë pushimet, e ke në plan nxjerrësh “flakën” kësaj vere?

Advertisement

Rudina Dembacaj:- Po, pushimet këtë verë kanë filluar goxha herët, që në 15 qershor i kam shijuar shumë të them të drejtën sepse ka qenë një vit goxha i ngarkuar  për mua dhe mezi e kam prit këtë verën.

–  “Në kurthin e Piter Panit” ishte spektakli i fundit që ti ishe pjesë e tij, çfarë përshtypjesh të ka lënë ky spektakël, si është të punosh me fëmijët?

– Ishte një spektakël shumë i bukur, është një kënaqësi e veçantë të punosh me fëmijët, ata ishin të gjithë fëmijë shumë të zgjuar dhe të mrekullueshëm e kam bindjen që do jenë vërtetë dikushi kur të rriten. Pata një fat shumë të madh që sigurova edhe grupmoshë të vogël publiku.

– Pajtohesh lehtë me faktin se sot shumë vajza etiketohen si shoëgirl?

-Është një gjë shumë e mirë, Shqipëria duke qenë se është vend i vogël dhe me kaq shumw mundësi dhe sa mirë që ka kaq shumë mundësi që të gjitha vajzat ta provojnë veten. Mua kjo gjë më pëlqen shumë!

–  Intensiteti i duartrokitjeve, kur ka qenë më i lartë?

– Kam vënë re që intensiteti shtë më i lartë në të gjitha rastet kur unë luaj vërtet me shpirt që do të thotë në 99.99999 të rasteve.(Buzëqesh)

– Cili është komplimenti i fundit që more sot?

–  Komplimenti i fundit që mora sot? Sot nuk m’a ka var njeri fare(Qesh)

– Ke ndërmend ta bësh një vëlla apo motër për Viktorian??

– Të them të drejtën, unë pretendoj të bëj jo vetëm një vëlla ose një motër për Viktorian, pretendoj tw bwj më shumë se një!

– Flasim pak për paratë… Ndihesh e vlerësuar me të ardhurat e tua?

– Me të ardhurat e mia  unë ndihem e vlerësuar por sigurisht unë nuk rresht së punuari edhe nëse punon me shpirt dhe projektet zmadhohen, të ardhurat rriten. Së shpejti “Mos i fol shoferit” në sezonin e ri do kthehet me një studio gjigande, si një projekt i mirëfilltë me numra humori dhe për mua është një përgjedhshmëri shumë shumëe madhe. Jam shumë e sinqertë kur them që më shumë mendoj për suksesin sesa për paratë.

– Çfarë mbulojnë kryesisht ato?

– Mbulojnë, nevojat, dëshirat, varet nga menaxhimi im.

– Pa paranë, mendon se do të ishe po e njëjta Rudinë?

– Sigurisht që po, as nuk e vë në dyshim këtë gjë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjekësi/E kam njërin sy më të madh se tjetri

Next Post

Irena Dedvukaj:Kur kënga bëhet pjesë e jotja…!

Advertisement