E bukura dhe me mjaft talente e njohur kudo në botë Menora Morina është kthyer nga Bullgaria sërish me shumë çmime të rëndësishme. Mësojmë se ajo ka fituar çmimin “Winner në Histori”, deri më tani e vetmja shqiptare që ka fituar një titull të tillë, si dhe “National Tradiditon”, pasi ajo ka treguar për veshjet e zakonet e bukura shqiptare, produktet madje kaq e vogël ka folur para të gjithë të huajve edhe për gjigandin Trepça. Vetë posteri gjigand në skenën e këtij eventi të bukurisë dhe talentevë për fëmijë në botë ka treguar se Menora ka qenë vetë imazhi i kësaj gare duke shkëlqyer dhe mahmitur të gjithë si një yll shqiptar.
