Është dhënë edhe banesa e dytë në komunën e Skenderajt ndërkohë që janë nisur edhe dy shtëpi të ndërtohen për familjet në nevojë në këtë komunë nga gjithë aksioni që është bërë për mbledhjen e mjeteve financiare në Gjermani nën organizim të hoxhës Halil Kastrati dhe humanistit Ilir Sinani, ndërsa në këtë inagurim ka marrë pjesë dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. “E kemi dhënë banesën e dytë në Skenderaj dhe nisëm dy shtëpi në komunën e Skenderajt nga të hollat e mbledhura në Gjermani nga Halil Kastrati dhe Ilir Sinani, në inagurim morri pjesë dhe kryetari i komunës Bekim Jashati dhe humoristi Eqerem Berisha”, kështu është shprehur humanisti i madh Ilir Sinani i cili njëkohësisht ka falenderuar shumë bashkëatdhetarët shqiptarë në diasporë për kontributin e dhënë. “I falenderoj shumë bashkëatdhetarët tanë për besimin dhe kontributin e dhënë për shoqatën bamirëse Jetimat e Ballkanit”, thekson mes tjerave Sinani.