Këngëtaret shqiptare përveçse për zërin shquhen edhe për bukurinë që i karakterizon. Një prej tyre, edhe pse e re në botën e muzikës, është Syarta nga Maqedonia, e cila jeton në Zvicër dhe se muzikën e ka pasion që në fëmijëri, ose më saktë që në gjenezë, duke qenë se është vajzë e një këngëtari shumë të dashur për publikun që e ka ndjekur. Syarta, prej dy vitesh është angazhuar seriozisht në muzikë dhe këtë verë pritet të sjellë bomben e parë, të punuar nga Zzap&Chriss, kompozitorët tashmë shumë të suksesshëm në muzikën shqiptare. Syarta, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim projektin e saj të parë dhe të urojmë të ketë një karrierë të artë, siç ka emrin!
Advertisement