Mos e merrni seriozisht, ju lutemi!
Deputetin Nard Ndoka e gjeta tek lokali i Kuvendit gjatë pushimit të seancës. Ishte në tavolinë bashkë me dy të tjerë, por kjo nuk e pengoi të më thërriste prej së largu…
Nard Ndoka: – O Kaso, ku je mor burrë i dheut? Më ke harruar fare pasi sa isha ministër më kërkoje shpesh për intervista. Për mua ke erdhur e ndjej unë. Apo jo?
Kaso Kosa: – Të them të vërtetën zoti Nardi, unë erdha këtu për…
– Po pra po, për mua, e mora vesh, ndaj ulu të shkoqisim ndonjë gjë bashkë. Ke vënë re ti Kaso se ne të dy ngjajmë dhe jemi kthyer në batutaxhinjtë e shekullit?
– Po, e vërtetë është, por ti kohët e fundit ma ke marrë në kthesë dhe më shumë të citojnë ty se mua, por mua nuk më mbetet hatri. Për çfarë do diskutoni sot në seancë zoti Ndoka?
– Kur s’e di ti, nga ta di unë, o Kaso? Ju gazetarët duhet të jeni të parët të dini se ç’do bëhet në kuvend. Unë në fakt erdha se më thirri Rama…
– Rama? Mos vallë të kërkon të kalosh prapë me PS?
– E kisha për Ramën e LSI o Kaso, po nuk ke faj ti se është mbushur parlamenti me Rama plot.
– Pra dmth-në do të kalosh nga Rama i LSI-së?
– Pash zotin çfarë je tuj thanë Kaso? Mos ka filluar gjë fushata dhe unë s’di gjë?
– Nuk më thua si ndihesh tani që je deputet nga PD dhe aty nuk janë disa nga ish – krerët e saj?
– Pse unë nuk të dukem si kokë kreu, ty Kaso? Kam qënë themelues unë, po unë e di për kë e ke ti. E nxorra prej zhelesh jashtë, hahahah.
– E ke fjalën për Jozefinën?
– Po Kaso, po, për atë e kam. Inate të vjetra o shoku, por unë nuk i bie njeriu në qafe. Kush më bie në qafë e pëson si Bodja…
– Pse Bodja çfarë ka pësuar?
– Hahahaah…e thashë në sensin e humorit Kaso, që do të thotë se dhe Bodja është jashtë parlamentit.
– Sinqerisht të pyes kësaj here se për çfarë diskutohet sot në seancë dhe a do të diskutosh ti?
– E kuptoj që të ka marrë malli për diskutimet e mia Kaso dhe më bëhet qejfi për këtë, por për kokë të Mediut që nuk di për çfarë flitet sot. Pastaj ti e di që unë nuk kam nevojë të përgatitem me letër se jam orator nga goja.
– Më mirë ministër apo deputet zoti Ndoka? Cilën punë mendon se bën më mirë?
– Nuk ka punë që nuk bën Nard Ndoka o shoku Kaso. Shkruaje me të madhe këtë. Ministër isha më mirë se kisha dhe makinë. E di ti Kaso se është më mirë ulur se në këmbë?
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!