Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Erion Veliaj: Sajmiri e ka fajin..!

Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Mos e merrni seriozisht, ju lutemi!

U nisa drejt Bashkisë për të takuar Lali Erin për një intervistë. I rashë rrotull e rrotull bashkisë dhe nuk po gjeja dot hyrjen pasi e gjitha bashkia është e rrethuar me tela dhe blloqe betoni.

“Me kryetarin e bashkisë dua të takohem pak”, – i them policit tek dera.

Advertisement

“Kush je ti mër?”, m’a kthen ai.

“Jam Kasua nga gazeta Intervista dhe dua të bëj një intervistë me të ».

« Ëhë, e mirë, shko andej nga Mulleti e gjen se po mbjell pemë », më tha.

U nisa drejt Mulletit dhe më në fund e pashë mes një grumbulli njerëzish me lopata në dorë.

Kaso Kosa: – Përshëndetje zoti Veliaj. Unë vi nga…

Erjon – – Unë e di nga vjen ti, por nuk e kuptoj pse vjen pa lopatë?

– Po unë jam gazetar dhe vegël time të punës kam lapsin zoti Veliaj.

– Dhe unë kryetar bashkie jam, por kam marrë lopatën, kam vesh jelekun dhe mbjell pemë. Nuk kam paragjykime ndaj punës unë, Kaso, dhe nuk bredh si ty dhe ata të kazanit ku ha ti.

– Lëre ate punën e kazanit se nuk të dalin mirë hesapet zoti Veliaj, pasi ti rri gjithë ditën në kazan falë kazanëve që të hapin dritaret. Njerëzit thonë se je bërë si “Zëri i Popullit” në kohë të Enverit. Nga 7 ditë të javës , gjatë ditë të kanë në shtëpi. Aq sa kur pyesin sa vetë jeni në shtëpi, thonë një më shumë se ç’ka çertifikata familjare. Të shtojnë ty, zoti Veliaj…

– Ore ti ke erdhur të më bësh shantazh apo të më intervistosh?

– Jo, ç’është ajo fjalë zoti Veliaj, unë kam ardhur për intervistë pasi ti je galeri e gjallë fjalësh dhe idesh.

– Ja, kjo më pëlqeu Kaso ndaj eja ulemi gju më gju tek kjo pjesa e punuar që të bëjmë dhe figurë. Më thuaj tani…

– Zoti Veliaj, me se shkoni në punë në bashki dhe sa orë qëndroni aty?

– E para dhe e fundit Kaso. Mua mos më thuaj zoti Veliaj, po Lali Eri siç më thotë i madhi jonë i lartë dhe i gjatë. Unë shkoj me biçkletë, kuptohet derisa kamerat janë të hapura dhe filmojnë, pastaj me makinë. Unë shkoj në zyrë vetëm sa u them mirëmëngjes Kaso, pastaj më gjen nëpër ara.

– Sa pemë keni mbjellë deri tani Lali Eri?

– Shumë Kaso, shumë, aq shumë sa…nuk mbaj mënd sa kam deklaruar, por janë më mijëra. Sa thua ti Kaso se kam mbjellë unë?

-Po ju keni deklaruar 100 mijë Lali Eri, por thonë se gënjeni shumë dhe pse bëni punë shumë…në televizion gjithmonë.

– Po, aq janë, po mund të jenë më shumë se fundja kush i numuroj. Propaganda dhe shou janë çelësi i suksesit Kaso. Nuk merret parasysh se çfarë bëj, por çfarë them.

– Zoti Lali Eri, si ka mundësi që në sheshin Skënderbej nuk shoh të ulet asnjë në stolat vienezë që vure ti?

– Sepse Kaso që të ulesh në ato stola duhet të kesh mendere vieneze dhe shqipot janë mësuar ta ulin menderen në karrige hekuri. I kam parë dhe unë Kaso, por as më kërcet fare, pasi unë e mora atë që desha prej tyre.

– Kush e ka radhën tani për të qënë krah teje kur mbjell pemë zoti Lali Eri? Nuk më thua si ua mbush mëndjen që të vinë dhe mbjellin pemë me ty?

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari sekret i Edi Ramës/ Intervista-Wikileaks

Next Post

Mjekësi/Mos po shkoj drejt verbërisë?

Advertisement