Nga cili ushqim nuk do të hiqnin dorë kurrë VIP-at më të famshëm? Ja, pasionet e tyre (në fushën e ushqimit), që nga orizi biologjik i shëndetshëm, te makaronat me iriqë deti, e deri tek ushqimet më pak të sofistikuara…

1. Majlsi Sajrus dhe milkshejku
Majli Sajrusit i pëlqen të hajë ushqime të kuzhinës orientale, kineze dhe japoneze, por i pëlqejnë edhe karamelet dhe milkshejku me kafe, sepse, megjithëse tani luan rolin e një gruaje fatale, ajo vazhdon të mbetet vogëlushja e baba Billit.
Kuriozitet: Majlit i është dedikuar një milkshejk me emrin e saj, quhet The Miley Shake, me vanilje dhe biskota, në kafenenë Millions of Milkshake, në Kaliforni.
2. Kejt Mos dhe fish and chips (fileto peshku me patate të skuqura)
Askush nuk mund ta besojë se edhe Kejti elegante, e cila, pas 15 vjetëve, është përsëri pranë Xhoni Depit në videon e re “Queenie Eye” të Pol Makartnit, është fanse e peshkut me patate të skuqura, gjellë tradicionale britanike.
Kuriozitet: Peshku me patatet e preferuara të Kejt Mosit është ai i përgatitur nga restoranti J.Sheekey, në Kovent Garden, në Londër.
3. Skarlet Xhohanson dhe pica
Ashtu si të gjithëve, edhe njërës prej aktorëve më seksi të Hollivudit, i pëlqen pica, por mos i propozoni atë me ananas dhe açiuge (lloj sardeleje), sepse e urren!
Kuriozitet: Përveç picës, Skarletit i pëlqejnë çizburgeri dhe fast food-i i Burger King dhe ky është shkaku i problemeve të ndryshme që ka ajo me lëkurën.
4. Kejti Perri dhe kërpudhat
Këngëtarja, e cila aktualisht është përkrah kitaristit Xhon Majer, ka treguar se kërpudhat janë ushqimi i saj i preferuar, që e ndihmojnë të jetë në formë, megjithëse i ha me shumicë. Në veçanti i pëlqejnë tartufët, po e ka të vështirë t’i gjejë. Ja, një lajm për fansat që duan t’i dhurojnë diçka të veçantë.
Kuriozitet: Dieta me kërpudha që ndjek Kejti, redukton dhjamin e barkut dhe në pjesën e sipërme të krahëve, duke bërë që të ruani format femërore.
5. Eva Mendez dhe orizi/buka integrale
Fiziku i saj joshës i detyrohet një diete pa mish dhe e pasur me peshk e oriz integral. Eva e bukur nuk heq dorë nga buka, por jo me miell të bardhë. Mbase ajo po përgatitet të veshë fustanin e bardhë për t’u martuar me Rajan Gosling.
Kuriozitet: Përveçse ha oriz, makarona dhe bukë integrale, Eva praktikon jogën të paktën dy herë në javë, për të qenë në formë.
6. Zoi Deshanel dhe spageti me kinoa
Kur Zoi nuk këndon, luan në filma, apo u bie instrumenteve, zbavitet duke gatuar spagetit me kinoa, me pesto kungujsh, si edhe duke bërë biskota dhe torta për miqtë, megjithëse asaj vetë nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat, ama përpiqet të evitojë vezët, sipas parimeve të dietës vegan.
Kuriozitete: Kinoa ngjan me drithë, por është perime dhe ka cilësi të çmuara, sepse lufton radikalet e lira, ka vitaminë B2, C dhe E, si edhe nuk përmban gluten.
7. Sharlizë Teron dhe makaronat me iriq deti
Kuzhina italiane është e preferuara e saj, veçanërisht i pëlqejnë makaronat me iriqë deti. Herën e fundit është parë nga paparacët të dalë nga një restorant italian në Los Feliz, Kaliforni.
Kuriozitet: Iriqët e detit kanë fare pak yndyrë dhe janë të pasur me fosfor e hekur. Thuhet që janë edhe afrodiziakë…
8. Lindsei Lohan dhe çokollata
Ajo është kapur më se një herë nga fotografët duke ngrënë çokollatë. Dihet se, “ushqimi i mbretërve” krijon varësi dhe ajo, mbretëresha e parregullsive, nuk heq dorë as prej saj.
Kuriozitet: Sipas disa studimeve shkencore, çokollata ka të njëjtin efekt si opiumi, duke shkaktuar varësi, prandaj në Amerikë e quajnë çokoholism.
9. Xhulia Roberts dhe ëmbëlsirat me pjeshkë
Ja, edhe një VIP që pëlqen ëmbëlsirat. Aktorja amerikane e filmit “Ha, lutu, dashuro”, kënaqet duke përgatitur ëmbëlsirën me pjeshkë, një recetë sekrete, që përfshin në përbërësin e saj edhe menten. Kush e di si është?
Kuriozitet: Në internet gjenden receta ëmbëlsirash me pjeshkë, që thuhet se i përkasin Xhulias, por në realitet, receta e vërtetë ende nuk dihet.
10. Natali Portman dhe ushqimi tajlandez
Tani që është transferuar në Paris, Natali ka frikë se nuk do të mund të ndjekë dot dietën e saj vegane. Atje ku banonte më parë, në Los Anxheles, e gjente zgjidhjen duke shkuar në restorantin tajlandez, vegan, për gjellët e të cilit, çmendet.
Kuriozitet: Natali është vegjetariane që nga mosha 9 vjeçare, por nga viti 2009, pas leximit të librit të Xhonatan Safran Foer, “Eating Animals” (Të hash kafshët), është kthyer në një vegane të bindur (veganët nuk konsumojnë fare produkte shtazore, si vezë, djathë, apo qumësht).
11. Naomi Uats dhe perimet
Do ta kishit besuar se gjellët me fasule dhe bizele janë të preferuarat e një ylli hollivudian? Ylli në fjalë është Naomi, vegjetariane e bindur, e cila kohët e fundit ka interpretuar rolin e princeshës Diana në kinema.
Kuriozitet: Vjeshta është periudha e duhur për të konsumuar perime, të cilat janë ideale kundër lodhjes, sëmundjeve dhe depresionit.
12. Xhesika Alba dhe sushi
Sushi është i përkryer për të ruajtur linjën, për të mos ndjerë uri, por është edhe i shijshëm. Ai, pra, ka joshur edhe Xhesika Albën, e cila shihet gjithmonë në formë të shkëlqyer trupore. Do të jetë meritë e ushqimit japonez?
Kuriozitet: Majlit i është dedikuar një milkshejk, ndërsa Xhesikës, një lloj sushi. Në restorantin Sushi Shovv, në San Dimas, Kaliforni, mund të porosisësh “Xhesika Alba roll”.
13. Zhizelë Bundshëm dhe bifteku me patate
Topmodelja nuk heq dorë nga mishi, pasi ajo nuk ka probleme me dhjamosjen, ngaqë bën sport: Zhytje, volejboll, rafting, bungee-jumping (hedhje, lidhur me litar nga një urë e lartë), kung-fu, boks, tai chi, yoga, pilates, sërf, shëtitje me kalamajtë…
Kuriozitet: Restoranti i saj i preferuar është Mastro’s Steakhouse, në zemër të Beverli Hillsit, kur ajo gëlltit biftekë gjigandë prej kaubojsi.
14. Eliza dhe friko
Me sa duket nga Instagrami, frikoja (gjellë tipike friulane me djathë, qepë, patate dhe gjalpë) është e preferuara e këngëtares italiane. Këto kohë, ajo u është rikthyer skenave me një album të ri, “L’anima vola” (Shpirti fluturon).
Kuriozitet: Në internet mund të gjesh video që të mësojnë si ta përgatisësh. Shërbehet me polenta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *