Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Ditari sekret i Edi Ramës/ Intervista-Wikileaks

E dielë

Ora 09.40: Jam ngritur herët sot dhe kisha dëshirë të luaja pingpong, por se nuk kisha kundërshtar ndaj fillova ta përplasaj topin e vogël pas murit. Më vjen çudi se si më ka ikur dëshira për basketboll.

Ora 12.02 : « A do dalim jashtë mor burrë se fundjavë sot? », dëgjoj zërin e mërzitur të Lindës. « Po ta prish unë ty? Ku të duash shkojmë »… Përfunduam në Drilon. Zahon e morëm në gjumë dhe në gjumë mbërriti në Pogradec.

Advertisement

Ora 15.00: Sapo më kish zënë gjumi tek vilat në Pogradec kur bie telefoni. Ishte Xhemal Qefalia. Shef, jam këtu afër shtëpisë tënde, a ke kohë të bëjmë një dorë bilardo? Jam në Drilon o Xhemal i them. E mirë kur të vish më bëj zile, -thotë. Do më çmëndin këta injorantë mua.

Ora 18.34: Po më lutet Linda të rrimë sonte ne Pogradec, por nuk po bëj rehat fare. Gjithsesi nuk po ia prish pasi edhe biri vogël po luan buzë liqenit. Kot nuk vinte Enveri në këtë vend. Mbushesh me ajër.

Ora 20.30: Jam duke ndjekur diskutimin e këtij kuksianit në kuvendin e Lulit. Më pëlqeu shume ndaj do ti fut Gjicin a mos ia mbush mëndjen dhe na e kthen këtej.

E hënë

Ora 07.45: Po kthehem nga Pogradeci kur afër Librazhdit më merr Taulanti dhe me thotë që mos kalo Librazhdin pa ngrënë një paçe plënci aty buzë Shkumbinit. Hë, më thoni çfarë t’ju them tani për të?

Ora 09.00: Ndodhem në zyrë dhe dëgjoj breshkat që ulërijnë. Mosss, mendova me vete. Kushedi sa ditë kanë pa ngrënë. Do t’i pushoj nga puna për kokë të breshkave.

Ora 14.22: Zagushi e madhe mor zot. E gjithe Tirana është përfshirë nga pluhrat dhe polenet. Më mbyti alergjia bashkë më lali Erin që i ka shkatërruar të gjitha rrugët, gjasme punon.

Ora 18.33: Nuk e kuptova deklaratën e Lulit se në maj do bëjmë publike një skandal që do trondisi qeverinë. Qeverinë le ta tronditi, vetëm për mua mos ketë ndonjë gjë. Do bëhëm gati të plas ndonjë skandal tjetër me veshje që të merren me të.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bruno Lulaj: Te Skënderbeu konkurrenca është shumë e egër

Next Post

Erion Veliaj: Sajmiri e ka fajin..!

Advertisement