Hapja ose jo e negociatave për pranimin e Shqipërisë si kandidate në Bashkimin Europian në muajin Qershor ka ngjallur debate mjaft të forta . Duket se brenda vendit dhe jashtë tij ,janë krijuar dy fronte që kundërshtojnë dhe luftojnë njëri tjetrin .Nga njera anë shqiptarët që e duan shqipërinë ne BE  dhe nga ana tjetër antishqiptarët që I tmerron hyrja e vendit  në këtë bashkësi  .Në njërin front patriotët e vërtetë që integrimin e Shqipërisë në BE ,e vlerësojnë si qëllim strategjik ,si një ideal dhe çështje jetike për vendin dhe, përballë tyre,  falangat e neokolaboracionizmit, hijet e zeza të korrupsionit dhe të gjithë ata që i kanë lyer duart me gjak ,ku pranimin e Shqipërisë në BE ,e shikojnë si fundin e tyre .Shqiptarët vyrtuozë ,intelektualët e vërtetë ,njerzit që e duan shtetin ,ligjin dhe drejtësinë dhe në të kundërt të  tyre ,të shiturit , dylberët e padronëve të mafies ,vemjet që ushqehen nga zorra e trashë e kupolës së krimit ,nga shërbimet e nëndheshme antishqiptare. Dueli mes proeuropjanëve dhe antieuropjanëve zhvillohet për probleme strategjike ,si ato të orjentimit ,të rrugëve që duhet ndjekur ,të aleancave politiko – ushtarake ,të burimeve të forcës dhe komponentëve luftarakë. Antieuropianistët shqiptarë i kanë dhënë provat si në ndërtimin e qeverisjeve autokrate ,në aleancat me forcat fondamentale dhe terroriste ,në dhunimin flagrant të demokracisë në vend , zbatimin e mekanizmave qeverisëse që kanë realizuar vjedhjen dhe vrasjen e popullit ,në zhvendosjen e akseve dhe aleancave strategjike nga perëndimi në lindje. Tablloja  e luftës politike që zhvillohet sot , mes rrugës europjane dhe asaj jo europjane nuk është diçka e re në historinë e shqipërisë .Ajo duket si përsëritje e shëmtuar ku antishqiptarizmi në momentet finale nga ku varej fati i atdheut dhe kombit  ,ai është hedhur në luftë për jetë a vdekje ,veç kundër Shqipërisë . Antishqiptarët  e sotëm a nuk kanë për model  Dhimitër Farën që, në mënyrë të nëndheshme, duke i spiunuar Romës sabotonte luftën e mbretëreahës Teuta ,në mbrojtie të Ilirisë .Si Hamza Kastrioti që, për  llogari të Sulltanit, komplotonte kundër Skënderbeut të madhërishëm. Esat Pasha ndër figurat më të  zeza , që në bashkëpunim me forcat  antishqiptare pengonte pavarësinë e Shqipërisë dhe orientimin e saj properëndimor .Apo  Haxhi Qamilit që me lëvizjen e tij famkeqe “Duam babën” kërkonte ta përjetësonte qëndrimin turk në Shqipëri .Në këtë rrugë antishqiptare ecën edhe kolaboracionistët shqiptarë gjatë LANÇ ,të cilët u vunë në shërbim të fashizmit kundër lirisë dhe pavarësisë së vendit .I vetmi ndryshim mes kolaboracionistëve të sotëm dhe parardhësve të tyre është koha në të cilën ata  e kanë  ushtruar  antishqiptarizmin  ,parrullat dhe mjetet që kanë  përdorur  në këtë luftë të shëmtuar ,aleancat pas të cilave ata ishin mbështetur   ,retorika me të cilën   fshehin qëllimet  e tyre  .Sot agresioni i këtyre forcave si brenda  dhe jashtë Shqipërisë zhvillohet  për të penguar Shqipërinë në rrugën europiane. Madje ata kanë dalë hapur me parullën “Mos e pranoni Shqipërinë në BE” .Ata kanë gjetur edhe ndonjë mik antishqiptar në Europë ,stërnip i atyre që  dje  nuk e patën problem  ta coptuan Shqipërinë për të qetësuar epshet shoviniste të  fqinjëve tanë .  Ndërsa sot ata   duke xhongluar me   standartet  e vendosura  ,konventave  ndërkombëtare , parimësitë e pranimit  , japin alarmin dhe deklarojnë  se Shqipëria duhet lënë jashtë Europës,pasi ka probleme me demokracinë ,korrupsjonin ,krimin dhe drejtësinë . Dhe probleme të tilla Shqipëria ka, por jo deri në atë masë sa t’i pengohet integrimi I saj në BE .Po në këtë pamje të shëmtuar që ka marë demokracia shqiptare në këtë çerek shekulli ,a nuk kanë rolin  e tyre  edhe kjo kategori e deputetëve? Është fakt i pamohueshëm  se për shumë kohë demokracia në Shqipëri  ka qënë e nënshtruar nga autoritarizmi dhe pushteti totalitar i qeverisjes së Berishës .Po a  nuk u ushtrua  ky pushtet i frikshëm dhe me pasoja tragjike për vendin  , edhe në sytë dhe nën hundët e Europës ,madje në shumë raste edhe me bekimin e saj? A nuk e ushqente Europa këtë lloj pushteti kriminal  me mish korkodili në hotelet me lluksoze të Brukselit .A nuk ngroheshin përfaqësuesit e kësaj Europe në vendin tonë në zjarrin e kutive të votimit  që digjte Berisha ,për të fshehur grabitjen e votave? Po era e barutit të Gërdecit dhe krismat e pushkëve të 21 janarit me pasoja tragjike ,a nuk u dëgjuan deri në Bruksel? Pikërishtë autorët e këtyre krimeve duke qënë të veshur më pushtet dhe në krye të PD-së ,lobojnë për mospranimin e Shqipërisë në Europe .Dhe fatkeqësisht,në vend që Europa  këta kriminel të rrezikshëm t’i kapi për veshi dhe t’i denoncojë si kriminelë në rajonin më të parë të policisë,i dëgjon ,i përkëdhel ,i vlerëson si faktor duke i marrë për bazë  shpifjet e tyre .

Europa nga njera anë  ka shpallur në kërkim peshqit e mëdhenj  ,por fatkeqësishtë nga ana tjetër  ajo me balenat dhe dinosaurët e krimit në Shqipëri shtërngon duart dhe puthet çdo ditë me ta ,bën plane dhe projekte për të luftuar krimin .Dhe pastaj kërkon suksesin e kësaj lufte  .Paradokse të tilla jo vetëm se nuk shkojnë, por ato për popullin e ndershëm shqiptar janë bërë të neveritshme .Europa duhet ta dijë se peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri ,nuk duhet t’i kërkojë nëpër shkurre dhe ferra ,por në institucionet qëndrore të shtetit ,në rezidencat lluksoze ,në kabinetet ministrore ,në korpuset kryesore ku bëhet jetë përrallore prej sheiku ,në selitë ku duhej të jepej drejtësi .Pjesa më e madhe e tyre kanë qënë dhe janë politikanë ,me zyra dhe bodigardë ,me pushtet të pakufizuar ,me para dhe makina llukzoze ,me skllevër në dispozicion ,me gjithçka .Rraca e politikanëve duke qënë se disa ishin pa shkollë ,të tjerë me indentitet të dyshimtë ,një kategori me tru të shpëlarë ,u gabuan me Europën .Ata kishin dëgjuar në rrugë ,nëpër sokaqe ,apo se kishin lexuar në ndonjë vend ku Europa vlerësohej si kurve ,madje edhe plakë  .Duke mos qënë të aftë ta kuptonin përmbajtjen e kësaj thënie ata menjëherë  me marrjen e pushtetit nisën rrugën e kurvërisë dhe prostitucionit politik dhe ekonomik .Ndaj Europa sot duhet t’u provojë këtyre prostitutave dhe kurvarëve politik shqiptar se ajo, jo vetëm se nuk është e përdalë, por edhe se është e rreptë ndaj çdo lloj prostitucioni ,dhe se e dënon ashpër atë .”Shqipëria si thotë i madhi Kadare ,është një vend europjan i natyrshëm , jo artificial është Europë me tokë ,me gjuhë ,me zakone ,ky është një realitet objektiv “ .Shpresojmë se në muajin qershor  këtë të vërtetë të pakundërshtushme ,Europa do ta vlerësojë dhe do t’i hapi portat Shqipërisë si pjesë e organizimit të saj politik ,ekonomik dhe shoqëror .

Agron BERDAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *