– Përshëndetje doktor. Jam 22 vjeç dhe ka gati 2 vite që kam therje dhe dhimbje të vazhdueshme zemre. Që atëherë, dhimbja ka ardhur duke mu shtuar. Para një viti kam bërë EKG, eko zemre e skaner dhe kanë dalë mirë. Kam përdorur ndonjëherë esram 10 mg me konsultën e mjekut, por s’kam pasur asnjë ndryshim. Një herë pata dhimbje të madhe gjoksi, nxehtësi dhe në ato momente më kishte rënë tensioni 90/60. Si mendoni, a mund të kem kaluar një atak kardiak apo kam ndonjë sëmundje zemre tjetër? Do ta vlerësoja shumë përgjigjen tuaj. Faleminderit.
Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.çom,Rruga 5 Maji, Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 / +355662770750:- Fakti që i keni patur gjithë këto shqetësime që para dy viteve dhe i keni bërë të gjitha ekzaminimet dhe kanë dalë mirë kjo do të thotë që nuk jemi përballë problemeve të mëdha.
Por, një rivlerësim në një moment të dytë të dhimbjes nuk do ishte e paarsyeshme.
Përveç ekzaminimeve që ke realizuar më parë ku ekg dhe eko kardiake janë padyshim ekzaminimet bazë unë do ju sygjeroja dhe një provë ushtrimore e çila nëpërmjet një gjurmimi indirekt merr informacion rreth ngushtimeve të mundeshme të arterieve koronare.
Nuk mendoj me të dhënat që më keni dhënë te kemi probleme serioze por kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!