Lezha, ky do të jetë qyteti i parë dhe ku për të parën herë do të mbahet në Shqipëri eventi i madh i bukurisë Miss Intercontinental. Tashmë kanë nisur përgaditjet ku mësojmë se ai që e ka firmosur kontartën është djaloshi punëtor dhe mjaft i njohur i spektakleve të bukurisë në këtë qytet, producenti Emirjan Perdoda, ku ai ka thënë se ka qenë pak e vështirë marrja e licensës, por është i lumtur se ia ka arritur këtij qëllimi dhe ka gjetur një mbështetje të madhe nga Bashkia Lezhë. Po për vajzat që do të konkurojnë të cilat duhet të bëhen gati që tani pasi i pret jo vetëm një aventurë e bukur por fituesja do të mund të përfaqësojë Shqipërinë në Argjentinë. Ndërsa kanë nisur aplikimet për vajzat që duan të marrin pjesë në këtë event të madh të bukurisë shqiptare, mendohet se spekatkli i madh do të mbahet nga fillimi i muajit gusht afër bregdetit të bukur të këtij qyteti.
Advertisement