Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Njihuni me Egzon Shimaj, një tjetër yll në rritje i futbollit shkodran.

Dihet tashmë që Shkodra është djepi jo vetëm i futbollit shqiptar por dhe talenteve të reja që vijnë nga kjo fushë. Kështu kohët e fundit, një ndër të rinjtë që ka tërhequr vëmendjen pas disa debutimeve të tij në Kombëtaren e të rinjve, është Egzon Shimaj. Shimaj dallon për zhdërvjelltësinë e tij dhe aftësitë e tij janë të habitshme në një moshë të tillë. Duket se djali është duke ndjekur hapat e Balajt, apo të tjerëvë që kanë ardhur nga qyteti tij e kanë shkëlqyer. Për më shumë lexoni intervistën e djaloshit që po tërheq interesin e shumë aktorëve dhe shquhet për lëvizjet e tij në fushë. Dhe një mesazh për shtetin shqiptar ti mbështesë këto talente që duan të japin më të mirën për vendin e tyre përpara se bota të na i marr. Lexim të këndshëm. 🙂

 

– Përshëndetje Egzon, mund të na bësh një prezantim të shkurtër për ata që nuk të njohin?

Advertisement

– Unë jam Egzon Shimaj. Vij nga qyteti i bukur i Shkodrës dhe jam futbollist i Vllaznis U19 gjithashtu dhe kombëtares për mosha. Aktualisht vazhdoj si mbrojtës qëndre por dhe krahu.

– Egzon si lindi pasioni yt për sportin?

– Pasioni im lindi që i vogël , prindërit më blenë një top edhe  luaja gjithë ditën me të saqë ndonjëherë harroja dhe të haja bukë. Kështu prindërit më futën në stërvitje futbolli dhe isha shumë i lumtur për këtë gjë se e kisha ëndërr që në vogëli dhe nuk e dija që rreth atij topi do rrotullohej gjithë jeta ime.

– Ku po angazhohesh tani?

– Për momentin tani po luaj për Vllazninë U-19 ku ndihem shumë mirë e me fat. Bëj shumë stërvitje e cila më ndihmon të eci shumë përpara.

– Cilat janë fitoret e tua deri tani, le të themi?

– Po ne nga Shkodra që të vegjël jemi mësuar me trofe sepse edhe vet kam mentalitet fituesi.

Kam fitur trofe që në moshën 12 vjeçare pastaj në 15…kështu me radhë 16 edhe më e fundit është kupa e Shqipërisë U19. Por trofeu më i madh është që të bëj prindërit krenar.

– Planet e tua për të ardhmen dhe mund të na njihni me disa nga ofertat që iu kanë ardhur deri tani?

– Planet e mia për momentin jam duke menduar vetëm për Vllazninë se është ëndrra ime të vesh fanellën e saj pasi besoj me zemër tek skuadra e qytetit tim dhe jam duke dhënë më të mirën për të. Kam dhe shumë plane e kërkesë oferta që preferoj të flas kur ti realizoj pasi jam në bisedime sipër.

– Cili ka besuar më shumë tek ty në realizimin e ëndrrës?

– Ato që kanë besuar tek mua dhe fal tyre kam ecur larg, është familja ime. Sepse ato më kanë ndihmuar në çdo rast nevoje dhe më kanë thënë: Ti mundesh!

– Ku do ishte dëshira e  Egzonit të luante për momentin?

– Siç e thashë dhe pak më sipër dëshira ime për momentin është veç Vllaznian sepse është qyteti im dhe e dua shumë ta shoh futbollin e qytetit përpara.

– Keni ndonjë idhull në sport?

– Si të gjithë edhe unë kam idhull edhe ai është Paulo Maldini sepse ai ishte një mbrojtës i jashtëzakonshëm. Atë e marr si shembull për veten.

– Kë falenderoni për ato që keni arritur deri tani?

– Në rrallë të parë falenderoj familjen por dua të falenderoj gjithë stafin e trajnerëve të akademisë së Vllaznisë sepse ato më kanë stërvitur edhe më kanë dhënë shumë besim në vetvete plus më kanë mësuar shumë gjëra e teknika. Pasi në rrallë të parë duhet të jesh një njeri i mirë që të jesh edhe një futbollist i mirë. Gjithashtu në veçanti ju lutem, personin që më ka ndihmuar më së shumti është Alban Hasani, drejtori Vllaznisë. Ai më ka dhënë shumë besim dhe më ka stërvitur shumë mirë. Unë jam munduar që me punën time tia shpërblej të gjithë besimin e dhënë nga ana e tij. Une ja kam shperblyer

– Si i ri që je, çfarë mendoni për klimën e talenteve të reja në sport në Shqipëri? A është e vështirë të bëhesh një futbollist i zoti?

– Në Shqipëri është shumë e vështire të bëhesh futbollist sepse nuk ka kushte shumë për tu bërë një futbollist shumë i mirë por me shumë punë, stërvitje të mirë edhe një regjim të mirë e arrin qëllimin. Nuk ka rëndësi shumë rruga ndonjëherë kur përpiqesh edhe e bën me pasion gjënë.

– E sheh të ardhmen këtu apo jashtë vendit?

– Të ardhmen e shoh te Vllaznia por edhe ëndrra ime është që një ditë  të vesh edhe fanellën e komëbtares së madhe sepse atë të moshave e kam provuar edhe është një ndjenjëe e jashtëzakonshme që nuk mund të përshkruhet të luash për kombin tënd.

– Si duket situata tek Vllaznia për momentin?

– Situata nuk është shumë e mirë tek Vllaznia sepse renditet tek vendet e fundit edhe kjo nuk i ka hije sepse Shkodra është djepi i futbollit edhe shkodranët janë mësuar ta shohin Vllaznin tek vendet e para por shpresoj që Vllaznia të bëj kthesë edhe të shkoj aty ku i takon.

– Keni një moto apo mesazh për të rinjtë shqiptarë?

– Po, mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja. Mbi pasionin shtoni dhe punën dhe mund tia arrini. Faleminderit dhe gazetës tuaj për intervistën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elvana, Flori, TNT dhe Fisnikët në 20 minuta mrekulli të sjellë nga Ardit Bexheti (Video)

Next Post

Historia e Ditës së Verës nga Çermenika deri në Elbasan.

Advertisement