Fundjaven që vjen në Zvicër pritet të mbahet Miss&Mister Suisse Francophone, evenimenti më i madh i bukurisë në shtetin zviceran që mbledh djem e vajza nga mbarë etnitetet që jetojnë në shtetin helvetik ndërkohë që në këtë eveniment bukurie marin pjesë edhe disa shqiptarë.

Një nga to do jetë edhe Meti Bërbatovci por jo si konkurent po si këngëtarë duke performuar kështu disa këngë shqipe ndërsa interesante do jetë se ai në këtë event bukurie do të këndojë shqip ndërsa për performancë do ketë disa djem e vajza shqiptare të veshur me veshje kombëtare ndërsa përkrahja e tij me tinguj të bukur shqip do bëhet për gjithë konkurentët nga vendet ballkanike.

Eventi i bukurisë pritet të mbahet në dy gjysëmfinale edhe atë të premten dhe të shtunën në Casino Barrière në qytetin e Montreux ku pritet të zgjidhet më e bukura dhe më i bukuri i Miss&Mister Suisse Francophone për vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *