Ai është vetëm 9 vjec që sapo i ka mbushur, por nëse e takoni dhe e njihni nga afër është një djalosh me shumë talente sidomos tek arti. Ky është Dejvi Preni nga Durrësi ku është në shkollën “Jusuf Puka” dhe të gjithnë e njohin jo vetëm aty por edhe më gjërë falë talenteve që ai ka. Për shembull është shumë i apasionuar pas muzikës dhe kërcimit, valles, por i pëlqen edhe të bëhet një ditë gazetar apo prezantues. Dejvi mësojmë se kaq i vogël së bashku me grupin e valles ka kërkcyer bukur ”Vallen e Tropojës” në Pallatin e Kulturës në Durrës ku është nderuar edhe me cmim. Vetëm 9 vjec dhe është shumë i dashuruar pas televizonit, por mes shumë këtyre hobeve që ka një ditë ka dëshirë të jetë pse jo edhe një këngëtar i njohur, ku tani për tani adhuron shumë Noizy, ku gjithë ditën në kohën e lirë këndon nëpër shtëpi këngët e reperit, por nuk lë anash edhe mësimet ku mësojmë se lënda e preferuar e tij është Matematika. Ai ka një marrëdhenie shumë të mirë me vëllaun më të madh Mateo, por edhe prindëërit e tij i don shumë, e janë ata që e mbështëtin djalin e tyre dhe shohin tek ai shumë talente. Mbani mend këtëg emër një ditë do të jetë një super artist i njohur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *