Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të pa fat, apo fajtorë …. Nga Agron BERDAJ

Rastësisht, një miku im u ndodh në shoqërinë e Xhuzepes , edhe ai , nga një vend mesdhetar .Që në fillim duhet   theksuar  ,se Xhuzepja ishte një dashamirës I Shqipërisë ,nuk ishte aspak rracist  ,por edhe  i shkolluar në universitetin e Sorbonës ,në Francë .Si gjithmonë  në biseda të tilla pyetjet për historinë dhe gjeopolitikën  e vendeve të bshkëbisedusëve , zënë vendin e parë .Kështu ndodhi edhe në bisedën mes tyre  . Si është e mundur ,pyeti Xhuzepia ,që Shqipëria është një nga vendet më të coptuara dhe të ndrrydhura , në Europë? . Dhe çuditërishtë ai , porsa dëgjoi përgjigje , gjithmonë të shoqëruar  , në fund me ngushëllimin, alla shqiptar: “Kemi qënë të pafat “.Nga kjo përgjigje   ,Xhuzepia u vrejt disi , për t’i dhënë bisedës pak më tepër seriozitet ,ndaj ai , ripyeti në formë kundërshtuse duke shtuar :”Keni qënë të pafat, apo jeni edhe , fajtorë? Si ka mundësi që ekzistenca e një vendi të varet vetëm nga fati , dhe jo edhe , nga vullneti dhe heroizmi i një populli “.Dhe kur,Xhuzepia ,theksonte fjalën faj ,nuk nënkuptonte ,gabime ,tendenca agresiviteti të popullit tonë ndaj fqinjëve ,pretendime teritoresh ,hakmarrje historike ,a ndërmarijen e luftrave të gabuara ,ndaj fqinjëve ,pasi të tilla nuk ka patur ,në sanjë rast .  Fjala fajtor ,nënkuptonte , shkallën e unitetetit  ,ndërgjegjies  dhe  , vendosmërinë e pamjaftueshme  kombëtare  ,për tu bërë  ballë politikave coptuese të Shqipërisë ,qoftë edhe nga fuqitë e mëdha të kohës , që kanë udhëhequr , akte të tilla poshtruse . Këtë frymë shoviniste dhe agresiviteti e kanë  ushqyer edhe politikat e brendëshme antikombëtare e përcarëse  . A nuk janë shfaqur dukuri të tilla , edhe në  Lidhjen  e Prizërenit , në kohën e  shpalljes së  Pavarësisë ,qëndrimin ndaj Princ Vidit , Luftën Ballkanike dhe Luftën e Parë Botrore ,në Konferencën e Parisit 1919 , në Revolucionin Demokratik të vitit 1924 ,në LANC ,etj .Ka pak ose , aspak ngjarje historike , ku populli Shqiptarë , përpara rrezikut të copëtimit kombëtar, ka qënë i bashkuar .Dihet qëndrimi I disa  feudalëve të tipit Esat  Toptanit  në sabotimin  dhe pengimin e  pavarësinë së Shqipërisë.Më von po ata  , i vunë pushkën edhe Princ Vidit .Në  Koferencën e Parisit 1919 ,në Francë , faktori Shqipatrë u paraqit i dobët dhe I coptuar ,ku motrat Qiriazi ,i kundërviheshin Fan Nolit ,me akuza të rënda , si agjent i Rusëve ,ndërsa esatistët në këtë Konferencë ishin kundër faktorit Shqiptar , dhe pro  coptimit të, saj  .Pas , këtyre fakteve ,Xhuzepja nuk nguroi të përmëndëte ,thënien e MC Miljan   , “ Sa shumë armiq  dhe , sa pak miq ,paska,e mjera Shqipëri   “. Duke mos pohuar ai , edhe gjysmën tjetër të së vërtetës , se armiku më i madh i Shqiptarëve , ishin vetë shqiptarët .

Po në zhvillimet e sotme ne shqiptarët , vazhdojmë të jemi të pafat ,apo tërësisht fajtor ?Edhe pse raportet politike mes Shqipërisë dhe Europës  sot , janë në favorin tonë ,prapë ne parapëlqejmë , ta quajmë veten viktima të politikës ,arrogancës qëverisëse ,skllevëtr të monopoleve të pandershme ,të nënshtruar deri në ekstrem përpara krimit dhe mafies .Edhe pse Europa dhe SHBA ,po na japin asistencë në luftën kundër krimit ,ne vazhdojmë të mbrojmë krimin ,të bëhemi ushtarë të verbër të politikave të inkriminuara .Demostrata e opozitës e 27 janarit ,ishte  ngjaria më  kulmore ,ku tregoi se si krimi , dhe  politikat mafjoze ,mundën të paralizonin mëndjen e një kategorie njerzish ,ti indoktrinonin ata , duke u shpëlarë trurin dhe duke u errësuar kujtesën ,duke i nxjerr në demostrat , si skllevër dhe ushtar në mbroitje të krimit dhe sabotimin e reformës në drejtësi .Dhe për këto qëllime , kjo ushtri mjeranësh , të verbërish ,  të varfër ,të papunë ,të grabitur dhe të zhveshur nga pronat e tyre të  legjitime , të punësuar ,ku rroga mujore nuk u mjafton as për  te ushqyer familjen me bukë thatë ,cuditërisht zgjidhjen , në atë demostrat   e kërkonin  te grabitësit dhe vrasësit e tyre .Këto cmënduri mund të ndodhin vetëm në Shqipëri ,kur vrasësi i djeshëm sot  shikohet si hero dhe flamur lufte , persekutori si shpëtimtar ,vjedhësi si barmirës   ,përdhunuesi i shtetit dhe shoqërisë ,si shëmëlltir e ndershmërisë   . Me këto ndodhi të marrësh a mund të quhemi prap të pafat ?Kursesi ,jo vetëm se nuk jemi të pafatë ,por jemi  fajtorë të mëdhenj ,barbarë të vetvetes ,primitive dhe pa kulturë demokratike  ,ku më tepër se ideve ,kjo kategori e shqiptarëve ,u beson aferave koruptive ,lëmoshave  të mafies dhe individëve të korruptuar. Kjo kategori njerëzish të indoktrinuar dhe të skllavëruar nga partitë e opozitës ,i bëjnë shërbimin më të madh qeverisë aktuale ,për të vazhduar në rrugën e saj  ,autoritare ,egocentriste dhe mospërfillëse , ndaj realitetit të trishtë në vend .Sa herë që në ballë të demostrimeve të dalin kufomat e krimit dhe tragjedive Shqiptare , që fatkeqësisht , kanë uzorpuar udhëheqien e këtyre partive ,kauza demokratike në Shqipëri , do të jetë e dështuar . Kaq të pandjeshëm ndaj emancipimit dhe kulturës demokratike ,është kjo kategori shqiptarësh ,sa pranojnë të bëhen mish për top , në mbrojtie të krimit  dhe jo   të interesave të tyre , të mëshiruara te reforma në drejtësi , dhe nismat e  Prokurores së  Përgjithëshme në luftën kundër krimit .Pra të mbrosh krimin nuk je fatkeq ,por je fajtor dhe bashkpuntor me të.

Agron Berdaj

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Haramxhiu" i Lule Bajrës, balada hit e kësaj sezone (Video)

Next Post

Mërziten fansat shqiptarë, Dua Lipa kërkon 200.000 euro për të performuar në koncertin e Pavarësisë.

Advertisement