E nderuar psikologe. Desha një këshillë nga ju meqë e vetme nuk po mundem më t’ia dalë edhe pse unë vetë jam me profesion njësoj si ju. Problemi qëndron këtu: kam dy fëmijë, djali që është 6 vjet e gjysmë dhe vajza që është dy vjeçe. Unë si nënë kisha kujdes të veçante për djalin dhe mendoj se me lindjen e vajzës kujdesi u nda në dysh, gjë që e prishi rendin dhe rregullat në familjen time. Në përgjithësi djali ishte shumë i qetë, i edukuar dhe gjithçka ishte në rregull, tani që ka filluar edhe shkollën ku është mirë me mësime por në shtëpi është rebeluar paksa, një jo e imja për të është normale dhe nuk ia vë veshin fare, gjë që më shqetëson dhe fjala e kthyer e tij, edhe pse unë e kuptoj këtë moshë por s’më duket shumë normale ndryshimi i tij aq i shpejt, motrën e do shumë por ka raste kur bën gjëra të qëllimshme ndaj saj. Kam provuar me bisedë, kam provuar pak me dënime, pak me ndëshkim por mendoj se nuk më çojnë askund këto gjëra sepse djali vetëm sa më largohet edhe më shumë. Ajo që më vret më shumë është se e ndjej sikur s’më do më dhe s’më afrohet si dikur, Çfarë mund të më sugjeroni ju që ta kaloj një situatë të tillë?
Juliana Dulla, psikologe, e-mail julianadulla67@gmail.com, 0699670329:-Përshëndetje! Të sjellësh në jetë një fëmijë të dytë kërkon angazhim në përgatitjen e fëmijës së parë. Gjithashtu duhet dhe vetndërgjegjësim i prindit, të ketë një ekuilibër si të ndjenjave po ashtu dhe të sjelljeve kundrejt fëmijës së parë dhe fëmijës së porsalindur, në mënyrë që të shmangen xhelozitë. Me ardhjen e një pjesëtari të ri në familje fëmija shikon që nuk është më personazhi kryesor. Prindërit rendin pas bebit, duke e mbajtur në krahë kur qan apo një temperaturë e mundëshme bën që e gjithë vëmëndja të zhvendoset aty. Gjatë darkës nënat janë të lodhura ose të zëna me përkujdesjen e bebit dhe vëllai apo motra më e madhe i zë gjumi pa u lexuar përrallën e tyre. E dashur letërshkruese ju thoni që jeni e fushës së psikologjisë dhe nga ana teorike besoj jeni e mirëinformuar, kështu unë po ju jap disa këshilla të thjeshta praktike. Kujdesi dhe përkushtimi juaj tashmë është fokusuar tek vajza aq më tepër nëse e mbani në shtëpi, që do të thotë kaloni gjithë ditën me të, ndërsa djali shkon në shkollë dhe i ngelet vetëm pasditja për të qëndruar pranë jush.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!