E dashur psikologe! Jam një vajzë 25 vjeçe dhe kam një vesë që nuk po mundem dot ta heq. Prej vitesh kërcej  dhe shihem në pasqyrë, më pëlqen të mbyllem edhe në dhomë të kërcej por edhe në shoqëri nuk e kam problem. Njerëzit ma kanë vën në dukje dhe më thonë je çmendur pasi dhe kur eci, eci në atë mënyrë që duket sikur jam duke improvizuar kërcim. Nuk di si ta heq këtë ves. Të lutem më ndihmo?

 Juliana Dulla, psikologe, e-mail julianadulla67@gmail.com:- Pёrshёndetje! Do mundohem  t’u qartёsoj disi mendimet  qё keni pёr shqetёsimin tuaj. Vetëkontrolli i emocioneve ka qenë dhe është një nga luftërat më të mëdha të njeriut me vetveten. Nёse nё rrugё shikojmё njerёz duke folur me vete, duke kёrcyer, duke shprehur mimikat e ndryshme, gjestikulacione tё ndryshme ata  e ushtrojnё vullnetin e tyre, mbi impulse dhe intuita. Fëmijëria dhe adoleshenca janë pika kritike, ku krijohen shprehitë emocionale, të cilat do të na udhëheqin në jetë. Tё gjithё njerёzit duan tё duken mirё dhe nё qёndёr tё vёmёndjes kur janё nё mes tё shoqёrisё, familjes apo dhe nёpёr festa dhe evente tё ndryshme. Ndonjeherё bёjnё dhe prova para pasqyrёs kur kanё ndonjё mbrёmje, tё folur nё publik (fjalim), takime tё rёndёsishme, intervista pune et, qё performanca tё jetё e mirё dhe me rezultat. Nёse kёto strategji pёrdoren nё vёndin e duhur, nё masёn e duhur, aq sa pёr tё arritur objektivat e vendosura çdo gjё deri kёtu ёshtё nё rregull, por nёse kjo sjellje bёhet e pёrsёritur pothuaj nё çdo vend, nё vёndet e papёrshtatёshme atherё si pёr personin qё bёn kёto veprime ashtu dhe pёr ata qё e rrethojnё kthehet nё njёlloj bezdie. Ndoshta ёshtё e pazakontё qё po e nis me pyetje, por duke qёnё se informacioni nё letёr ёshtё i paktё mendova qё kёshtu ju ndihmoj mё mirё. Sa kohё ka qё ju shoqёrojnё kёto veprime? Nёse e kanё zanafillёn qё nga adoleshenca, mungesa ose tёrheqja e vёmendjes ndonjёherё bёn qё nё atё moshё tё rrisё pёrkushtimin dhe kujdesin ndaj vetes, ngre strategji dhe i pёrdor ato.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *