Doktoreshë Ersida përshëndetje! Jam një vajzë e re në moshë, kujdesem shumë për higjenën e gojës, i laj dy herë në ditë por ka raste që edhe një herë në ditë ngaqë jam tërë ditën në punë dhe nuk më del koha por problem që unë kam është se puna më ka krijuar problemin që ha shumë gjëra të thata nëpër rrugë pasi nuk kam mjaftueshëm kohë për tu ushqyer siç duhet dhe kam dëgjuar që ushqimet e thata të krijojnë problemet e stomakut dhe ky problem kthehet edhe në erë të gojës. Deri tani unë s’kam vënë re diçka të tillë por dua të jem e kujdesshme dhe e dyta dhëmbët i laj me pastë jo të lirë por po shoh që nuk m’i zbardh siç duhet dhëmbët. Çfarë duhet të bëj?

 Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Siç dihet parandalimi gjithmonë është më i mirë sesa trajtimi kështu që bën mirë që kujdesesh për higjienën orale. Nëse ju do të kujdeseni çdo ditë për higjenën orale 3-5 minuta për çdo vakt si rrejdhim edhe problemet me dhëmbët do të jenë minimale. Mos neglizhoni mbrëmjen sado e lodhur të ndiheni. Prakikoni higjenë të mirë orale. Lani dhëmbët me furçe dhe pastë që përmban fluor, përdorni fillin dentar së paku një herë në ditë, kryesisht në mbrëmje.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *