Një festë madhështore e cila u mbajt vetëm pak ditë më parë më 6 tetor në qytetin e Tetovës, dasëm kjo e organizuar nga biznesmeni tetovar që jeton në Pallma de Mallorca të Spanjës, Denijol Esati. Me mbi 500 të ftuar ishte dasma jashtëzakonisht e madhe e mbajtur në një nga restorantet më luksoze të Tetovës, një festë në të cilën kanë performuar yjet më të njohur të skenës shqiptare duke filluar nga Corona e Imer Bajrami e deri tek Nusret Muçiqi, Merita Spahiu e Albatrit Muçiqi. Dekorimi i gjithë sallës ishte bërë në mënyrë shumë speciale edhe atë me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë ari, ndërsa edhe tortja ishte bërë speciale me 5 kate me tre ngjyra, bardhë e zi e përzier me ngjyrë ari. Për kujdesin dhe make up-in e të përzgjedhurës së biznesmenit është përkujdesur make up artisti i njohur Armend Ramadani. Ndryshe, pas kësaj dasme në Tetovë, një tjetër ceremoni martesore akoma më luksoze pritet të mbahet në Pallma de Mallorca të Spanjës, pasiqë atje është dhe vendbanimi i Denijolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *