Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyesni njëri-tjetrin

Udhëkryq

A ia vlen të sakrifikosh veten për dikë?

Përshëndetje gazeta Intervista! Është hera parë që po ju shkruaj. Kohët e fundit po kaloj një stres dhe jam bërë shumë e mbyllur në vetvete dhe kjo po ndikon në jetën e përditshme si në familje ashtu edhe në shoqëri, madje edhe tek ushqimi, një herë në ditë kam filluar të ha. E gjithë kjo për një dashuri që po më vret dita ditës. U njoha me një djalë diku rastësisht, filluam të dilnim bashkë dhe kuptuam që ishim më shumë se shokë me njëri tjetrin. Ai ishte me punë të mirë, i thjeshtë, simpatik dhe mbi të gjitha i komunikueshëm, me pak fjalë mashkulli që çdo femër ëndërron. Kaluam 4 muaj bashkë, u bëmë gjithçka për njëri tjetrin, jo më larg se 2 javë më parë në muhabet e sipër më pyeti nëse kisha patur lidhje ndonjëherë, unë u tregova e sinqertë që kisha patur një lidhje. Që nga ajo ditë ai është bërë shumë i ftohtë, ka ndryshuar tërësisht madje po bëjmë 3 ditë që nuk flasim dhe s’më telefonon. Po kaloj në depresion, nuk e di se si dreqin përfundova kështu pa dëshirë, pa fuqi për të bërë asgjë, kam qenë njeri me karakter të fortë se kuptoj si përfundova kështu e shkatërruar dhe e varur nga një mashkull. Ju lutem më jepni një mendim se jam në dilemë e nuk di se çfarë të bëj më?

Advertisement

– Po ik o goc, këta që i duan të ndershme i duan për mamin dhe babin, se pastaj te bundrat e kanë mendjen. Ajli

– Më fal por ky nuk mund të jetë mashkulli që ëndërron çdo femër, përderisa është bërë i ftohtë kur i ke thënë që ke pas lidhje! Sa për situatën çdo gjë kalon, gjërat janë të përkohshme, merre jetën me sportivitet. Gentjan

– Meshkujt janë si trenat, ikën njëri e vjen tjetri më i ri, më komod e i rehatshëm. Mos e vrit shumë mendjen dhe po iku do gjesh ndonjë tjetër. Romeo

– Të tregosh të vërtetën sot do të thotë ti bësh varrin vetes. Sinqeriteti sot ka dalë nga moda. Secili peshkon në mënyrën e vet. Tomorr

– Ka dhe meshkuj të tillë po për këtë s’mund të vrasësh veten se nuk është fundi i botës, dikush do të pranojë me të mirat e të këqiat që ke. Enkelejd

– Ti mos u mërzit për asnjëri, lëri të tjerët të mërziten për ty. Ky është mendimi im. Marjeta

– Mos i ka rënë bateria them unë ose i ka marr gruaja telefonin. Aranit

Kjo do të thotë që s’të donte me të vërtetë.  Eri

 

Pyetje të reja

-Xhelozia i ka dreqërit në bark, buburrecat në tru, frikën në zemër, sherrin në gjak, kurse në gojë e në vepra e ka helmin. Mendoni edhe ju kështu?

Cili është për ju personi që ju sjell humorin e ju mbush përherë me optimizëm?

-Ç’mendim keni për njerëzit që të shqetësojnë në telefon? A ka ligj që i dënon?

– Të bësh apo jo për të tjerët? Kjo po që është dilemë…! Arisa

– Është më mirë Iphone apo Samsung si teknologji?

 

 

– Si mendoni a është teknologjia armiku numër një i njerëzimit?

Armiku numër një është vetë njeriu, pastaj gjithçka e tepruar që ne bëjmë! Yli

-Edhe teknoligjia është një armiqt kryesor të kësaj shoqëria pas ii ka shkatërruar njerëzit e nuk po dijnë më se çfarë është respekti, kanë harruar komunikimin po thjesht çatojnë dhe rrin tërë kohën nëpër kafene e nuk i kushtojnë vëmendje asgjëje të bukur sot. Arta

-Po, që kur teknologjia përparoi edhe njerëzimi u shkatërrua, sot po funksionon çdo gjë online, nuk ka më as emocione as ndjenjë, asgjë. Merilda

-Sigurisht që po, është armiku kryesor madje. Ledi

-Po të mos kishte përparuar teknologjia kaq shumë ndoshta do ishin dhe njerëzit më të edukuar dhe jo kaq egoist sa janë bërë. 

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Vajza më gënjen

Advertisement