Përshëndes stafin e gazetës Intervista si fillim dhe së dyti edhe shef Ledion me të cilin do doja të komunikoja për një ndihmë të vogël. Unë jam Andi nga Tirana 26 vjeç dhe kam një vit e gjysëm i fejuar, unë punoj kuzhinier në një restorant por nuk ka lidhje fare me prodhimet e detit që ju servirni ndaj dhe po ju kontaktoj se e fejuara shpesh më ngacmon e më thotë: Çfarë kuzhinieri je ti që sdi të gatuash asnjë gjë deti? Edhe pse ajo ma thotë me shaka unë ndihem në siklet. Di që ajo ka shumë qejf karkalecat dhe do doja të më sugjeronit dhe të më mësonit një recetë me karkaleca që ti bëja një surprizë të fejuarës time. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje Andi, me shumë kënaqësi do ju sugjeroja karkalecat krokant me hudhra pasi janë edhe shumë të thjeshtë për tu gatuar në kushtet e shtëpisë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!