Ai është një nga ato boksier që nuk njeh humbje, bëhet fjalë për boksierin tetovar që jeton në Vjenë, Arlind Sulejmani djaloshi që bën krenarë shqiptarët në botë për faktin se në karierën e tij si boksier deri më tani ka pasur 10 ndeshje ndërkohë që të gjitha i ka fituar. Të fundit e ka patur në Bosnjë dhe Hercegovinë ndaj një boksieri boshnjak të cilin poashtu e ka mundur në raundin e dytë në vendin e tij. Arlindi synon majat e suksesit në këtë fushë të sportit ndërkohë që deri më tani është duke ecur mjaft mirë.
Advertisement