Investoi shumë por rrezikoi edhe më shumë. Donjeta Kosumi (Kallashi). Ajo kishte kaluar në një varg peripecish deri në realizimin e projektit ‘Sheik’ i cili u publikua disa javë më pare. Përtej ‘sakrificave’ gjatë xhirimeve në Dubai, jeta e videoklipit të ri online nuk e ka patur të gjatë. Ka disa ditë që kënga e punuar nga Diez Production është bllokuar nën akuzën e të drejtave autoriale nga produksioni AëakeningRecordsLTD. Nuk dihet nëse ka mundësi të rikthimit të projektit që numëronte miliona shikime në Youtube por sidoqoftë, ai ekziston akoma në Daily Motion.
Advertisement