Gëzuar ditëlindjen
U bëfsh edhe 100 vjeçe Elzen
Në Sytë e tu shohim gjithë botën
Në sytë e tu shohim diellin vetë
Gëzohemi kur aty çel pranvera
Trishtohem kur mblidhen retë.
Je ende i vogël nipi dashur
Ditëlindjen e pret me gëzim
Ne themi prit edhe ca pa rritu
Ti do të ngrihesh fluturim.
Nuk mbetet tjetër veç të shoqërojmë
Në udhëtimin tënd të parë
Me zemër në dorë me lot në sy
Me frikën se do jemi të ndarë.
Ne jetën tonë pa ju se duam
Por dimë që ju nuk na përkisni ne
Oh sikur të na merrje edhe ne
Në horizont kur dalin retë.
Tu mbronim donim nga çdo e keqe
Nga probleme dhe trishtime
Nën krahët tonë t’iu shtrëngonim
Si klloçka që zogjtë strehon.
Por dimë që kjo nuk është e mundur
Ndaj zemrën tonë merreni dhuratë.
Sa herë të duash në thërrit
Dhe ne do të na kesh pranë.
Dielli të ndriçoftë rrugën
Qiellin e takon e prek me dorë
Vesa i njomtë buzët e tua
Yjet tu bëfshin kurorë.
Nga gjyshërit Belul dhe Hurma Hasanbelliu