Përshëndetje gazeta Intervista më duhet ndihma juaj menjëherë dhe shpresoj të më vini në ndihmë. Unë jam Anila nga Tirana dhe dua ti drejtohem shef Ledios së Il Tipico-s të më ndihmoj me një recetë. Me datën 5 gusht shoqja ime më e ngushtë vjen nga Amerika dhe do qëndroj dy javë me pushime në Shqipëri. Unë nuk shquhem për gatim pasi jam mësuar që çdo gjë ta kem gati dhe ajo bën gjithmonë shaka me mua duke më thënë “kush do rri me ty do vdesë për bukë” e pastaj qeshnm me të madhe. Ushqimi i saj i preferuar është rizoto dhe unë do doja ndonjë recetë të veçantë se si mund t’ia gatuaj që ajo të ngeli e kënaqur nga duart e mia. Shpresoj të më vini në ndihmë. Faleminderit, në pritje të përgjigjes tuaj.
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje Anila! Me kënaqësin më të madhe do ju vija në ndihmë pasi kjo është detyra jonë, të mësojmë çdo njeri që të bëj art në shtëpinë e tij. Një recetë të veçantë me rizoto që unë e pëlqej por edhe klientët tanë kanë mbetur mjaft të kënaqur dhe do të j’ua sugjeroja dhe siguroja që do ngeleni mjaft e kënaqur si ti ashtu edhe shoqja jote. Kjo recetë është rizoto me ananas dhe karkalec, është gatimi perfekt me të cilin ti mund të surprizosh miken tënde.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!