Në 25 qershor, në Pallatin e Kongreseve, u organizua spektakli i bukurisë “Miss Universe Albania 2017, ku më e bukura e të bukurave u kurorëzua Blerta Leka. Blerta, është mjaft simpatike, e këndshme, një bukuri e ndërthurrur me inteligjencë, që i dhuroi edhe çmimin e madh të këtij konkursi bukurie. Blerta do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe” dhe ne i urojmë shumë suksese!

 

Fabjola Kuburi:- Blerta, më thuaj gjithçka që di për veten tënde..

Blerta Leka:- Sapo kam rrëmbyer kurorën e “Miss Universe Albania”.

– Kjo është pjesëmarrja jote e parë në një eveniment të këtij lloji?

-Po, është pjesmarrja ime e parë dhe mendoj që e nisa mirë.

– Sa vajza të kanë parë shtrembër deri tani?

Nuk e kisha mendjen aty në ato momente.(Qesh)

– Sinqerisht, e çove ndonjëherë nëpër mend t’i fusje stërkëmbëshin ndonjërës gjatë konkurimit?

– Jo, besoj tek karma.

– Çfarë mendon se të pret përpara tani që ke fituar?

Më pret një rrugë mjaft e gjatë, e bukur, me vështirësi, përpjekje por mbi të gjitha besoj një rrugë suksesi. Në fillim fare, përfaqësimi i Shqipërisë në Miss Universe. Mendoj se do të dal mirë, jam e bindur për këtë!

– Është kjo ajo që ke dashur gjithmonë?

Për të qenë pjesë e botës së modës, po, ndërsa të them të drejtën para se të futesha në këtë kompeticion nuk më shkonte në mendje që një ditë mund të  përzgjidhesha si e para mes të barabartave.

– Pse të zgjodhën pikërisht ty dhe jo një tjetër?

Kjo është një pyetje përgjigjen e së cilës unë mund ta kthej pa problem (qesh) por mendoj që juria me vlerësimin, me syrin kritik e di më mirë përgjigjen.

– E dashuruar?

– E dashuruar me jetën.

– Kujt i ke ngjarë nga prindërit?

-Babit, po flas nga ana fizike.

– Nëse do të duhej, do të sakrifikoje me ushqimin një muaj të tërë vetëm për të ruajtur linjat? 

Pa ngrënë nuk mund të qëndrojë askush dhe do ishte budallallëk të spozohej apo mendohej një gjë e tillë, nëse do më duhet të kufizoja ose të pakësoja ushqimin patjetër që do qëndroja.

– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?

Çdo vajze i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht se një pjesë nuk e pranojnë.

– Përshembull, si do të ndiheshe nëse ndodh të hysh në një lokal ku të gjithë meshkujt janë duke pare një ndeshje futbolli të rëndësishme, por në çastin që futesh ti, shndërrohesh në pikë referimi?

-Për meshkujt futbolli është shumë i rëndësishëm, kështu që nëse kam arritur të shkëpus vëmendjen e tyre nga futbolli çfarë mund të dua më shumë.(Qesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here