Unë kisha problemin Phimosis, kështu që jam bërë synet dy vjet më parë. Por tani, unë kam derdhje të parakohshme të spermës. Gjithashtu kam humbje të ndjesisë në penisin tim, nuk para kam dëshirë për seks. Para rrethprerjes, më pëlqente gjithashtu edhe masturbimi, por tani nuk ndjej më një kënaqësi të tillë. A mora vendim të gabuar që u bëra synet dhe çfarë mund të bëj?

 Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, 0665558833:- Përshëndetje. Zakonisht, rrethprerja e ul lehtësisht ndjeshmërinë, rrjedhimisht nuk para ndodh që marrëdhënia të zgjasë më pak pas rrethprerjes. Gjithsesi, mendoj se duhet të bëni një konsultë urologu për të parë a ka ndonjë parregullsi në aspektin anatomik të penisit. Gjithë të mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *