Senera përshëndetje, jam një vajzë 24 vjeçe por që i lexoj shkrimet tuaja çdo javë dhe këtë herë vendosa edhe unë të shkruaj për problemin tim që më ka shqetësuar prej vitesh dhe shyqyr Zotit ka ardhur dita që shkenca ka ecur përpara dhe mund ti japësh zgjidhje çdo gjëje. Kur kam lindur kam patur një problem deformimi në fytyrë dhe tiparet nuk i kam të rregullta pasi buzën e kam pak sa shtrëmbër dhe këtë e kam trashëguar nga gjyshja ime. Ky shqetësim më ka ndjekur për vite me rradhë në shkollë, ndihesha keq përpara profesorëve dhe shokëve apo shoqeve të mia dhe dua të di nëse ka ndonjë mundësi për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për këtë lloj problemi? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.
Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA instagram @kirurgjiplastike, facebook @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875:- Përshëndetje e dashur. Më vjen keq për shqetësimin tuaj, por më tepër për mënyrën sesi kjo gjë ka ndikuar në fëmijërinë dhe vetëbesimin tuaj. Patjetër që ka zgjidhje mund të korrigjohet kirurgjikalisht por për më tepër duhet t’ju shikojmë që të krijojmë një ide dhe të diskutojmë llojin e ndërhyrjes.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!