Drama “Equus” vepër e autorit Petter Shaffer me regji nga boshnjaku Dino Mustafiç sapo mbylli siparin, pas një rivënieje në skënë me kërkesë të publikut. Protagonisti i dramës, një i ri në kërkim të lirisë, që i kërcënohet çdo ditë nga normat tradicionale shoqërore. Kjo shfaqje kishte elementë fantastikë, të cilët na e sollën në skenë aktorët e mirënjohur të skenës shqiptare, ku protagonist ishte i riu Igli Zarka. Zarka, ai që veshi petkun e Alan Strang, një djalosh me çrregullime mendore dhe emocionale, vjen me një rrëfim se si e shikon ai normalen dhe anormalen, atë çka Alan ndjell tek ai, çfarë i çon njerëzit të kthehen në “Alan”, dhe për më tepër, në fund të akteve, ai arriti të thyeje tabunë e nuditetit në skenë. Ai u shafaq nudo, për përpara publikut dhe suksesi i kësaj shfaqjeje ishte i jashtëzakonshëm. Igli thotë së përveçse në skenë nuk ka dalë askund tjetër nudo dhe se nuk beson se do e bëjë ndonjëherë.
Fabjola Kuburi:- Igli, ti je një djalë mjaft i ri në moshë dhe gjithsesi t’u besua roli i Alan Strang, një djaloshi me çrregullime mendore dhe emocionale dhe që herë pas here vjen në vete. Ky ishte roli i parë si protagonist apo jo?
Igli ZArka:- Ky është roli i parë protagonist në Teatrin Kombëtar!
– Mendon se more vëmendjen e duhur?
– Sa për vëmendjen …besoj ti që më kërkove intervistë e di më mirë se sa mua . Nuk jam në dijeni të sasisë së vëmendjes mbi mua.
– Ku dallohet çfarë është normale dhe çfarë jo?
–Përceptimi për atë qe ështe “normale” është krejtësisht relativ. Varion nga konteksti social dhe historik i zhvillimit të një shoqërie.
– Si u përzgjodhe për këtë rol, ndoshta nuk kishte “vullnetarë” të tjerë që të nxirrnin për publikun hiret e tyre mashkullore ashtu siç e këkronte roli?
-Unë u përzgjodha nëpërmjet një audicioni ku konkuronin jo vetëm aktor nga Shqipëria por edhe Kosova e Mali i Zi.
– Ti je aktori i parë që interpreton nudo në një skenë teatri, kjo ndodhi për të thyer tabunë apo …?
–Arsyeja e parë dhe e vetme e nuditetit në skenë buron nga krijimtaria e Peter Shaffer. Vetë autori e kërkon me domosdoshmëri që karakteri në dy nga skenat kyçe të veprës të jetë nudo.
– Alan, të ndjell frikë, neveri apo çfarë?
-Liri, thelbi i ekzistencës së Alan. Liria për të qenë vetëvetja.
– Çfarë mendon se na çon, në çrregullime të tilla emocionale, si të Alan-it?
-Shoqëria dhe familja. Dy pikat kyçe që ndikojnë në rritjen dhe formimin e karakterit të një individi.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!