I afërmi i vdekur në shtratin tim
Përshëndetje, kam parë një ëndërr dhe që nga ajo natë që e kam parë nuk bëj dot gjumë rehat. Kam parë një të afërmin tim që më ka vdekur sikur shfaqet në krevatin tim dhe filloi të bënte muhabet me mua. Unë kam vetëm ankth nga momenti që kam parë ëndrrën. Ju lutem më thoni se çfarë do të thotë kjo?
Përshëndetje, një element i rëndësishëm është biseda që ju keni folur gjatë ëndrrës por që ti nuk thua asnjë fjalë për këtë. Ke të drejtë që ke krijuar një lloj ankthi nga kjo prezencë e shpirtit. Ky njeri i vdekur që të është shfaqur pranë krevatit do të thotë se ti ke qenë në një gjumë jo të thellë dhe këto ëndrra janë më shumë domethënëse. Kjo ëndërr mund të jetë e menduar gjatë ditës për aq kohë sa ti e di që ai ka qenë i vdekur dhe nuk ke biseduar sikur po flet me një njeriun tënd. Ky shpirt i vdekur sjell një energji positive dhe nuk ke pse ke frikë nga një energji që është plus dhe ndihmuese.
Hoxha në varkë
Jam një vajzë 18 vjeçare dhe kam parë në ëndërr sikur isha në Mekë. Theksoj se jam e besimit mysliman. Atje kishte disa njerëz të veshur me të bardha dhe atje ishte një pishinë e mbushur me ujë të pastër. Brenda në pishinë ishte një hoxhë i vendosur mbi një varkë. Më pas më doli gjumi dhe nuk mbaj mend asgjë tjetër. Si shpjegohet kjo?
Prezenca e një ambienti të tillë të mningarkuar me besime dhe fuqi ka një forcë të madhe energjie. Në këtë periudhë që po kalon ti do jesh e ndihmuar nga këto fuqi. Deri në 6 muaj ëndrra ecën me atë energji. Hoxha jep sinjalin që ju jeni zemërmirë dhe e ndjeshme dhe kërkon gjithmonë pastërti dhe qetësi. Ndaj mos u shqetëso se asgjë e keqe nuk ndodh.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!