Doktor Tani unë jam një djalë 28 vjeç. Jam i operuar 3 herë nga hernia duke filluar që nga mosha 11 vjeç. Tani kam filluar të kem probleme me testikulin e majtë, rregullisht më dhemb dhe dhimbja shtohet sidomos pas urinimit ose ejakulimit. Testikuli i djathtë (në anën në të cilën jam bërë operacion) është më lart, ndërsa i majti më rri gjithmonë poshtë dhe kam dhimbje. Para një viti e kam bërë spermo-kulturën dhe strishon, e analizat e gjakut dhe mjekët kanë konstatuar se kam një infeksion dhe më kanë rekomanduar ampicilin. Ju lutem çfarë mund të kem dhe si të veproj? Faleminderit!
Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, 0665558833:- Përshëndetje. Si fillim, mund t’ju them se analizat duhet t’i bëni prapë, 1 vit është një periudhë e gjatë dhe situata mund të ketë ndryshuar. Gjithashtu, duhet një vizitë për të konstatuar nëse keni varikocelë në anën e majtë apo ndonjë problem tjetër.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!