Ditë që mbesin

Të rri gjatë në puthjen tënde,

Tani për mua s’ ka më vlerë.

Mendoj unë fjalët e tua,

Nuk më do më si atëherë…

I japim fund sot aventurës,

Po ashtu dhe miqësisë

Mbesin ditë të paharruara,

Kërkoj ndjesë ndaj dashurisë… Xhesina Duraku

 

E gjitha ishte një lojë

Do iki nga ti e qeshur

e vrarë me buzën në gaz.

Do iki siç shkon një i vdekur

e kujtimin e tij e lë pas.

Mos pyet kush humbi në lojë

unë do t’përgjigjem me bubullima.

Cili ishte shkaku e cila pasojë

rëndësi ka që ajo la viktima. Mimoza Berisha

Fshati!

Dje kishe diell, sot je veç hije,

gjithçka ndryshon, por ti s’lëviz,

thonë që ke mbetur i shkretë,

asnjë frymë më nuk të flet.

 

Dje vleje më shumë se ar,

sot asnjë qindarkë, në mendjen e ngratë,

thonë që ti ke vdekur, je tretur,

megjithatë jeton, edhe pa të prekur,

 

Dje ishe plot hare, sot bosh,

të kujtoj, nuk di ç’të them,

por nuk flas dot me tallje e ironi,

është pabesi, padashuri,

 

Njëri-tjetrin më s’e ndjejmë,

prandaj jemi bosh, pa botë,

dje ne ishim si fshati,

e sot fshati është si ne! Isidor Koti

 

Asnjëherë

Doja, dua dhe do të të dua

Si ta them që ta kuptosh

Asnjëherë s’më ke kuptuar

Si unë s’mund të dashurosh…

 

Sikur ta dije sa të dua

E si të dua sikur të dish

Nuk do luaje me mua

Do kërkoje pranë t’më vish.

 

Lërmë më mirë në botën time

Lërmë me heshtjen shoqëri

Kjo ish’ dashuria ime

Ajo që kurrë s’kuptove ti… Bledi Ylli

 

Ti, vetëm ti!

 

Nuk mund të them si ndjehem mbrëmjeve pa ty

Ku dielli braktis bukur, atë të fundit ngjyrë

Kur dhe neonët ndizen, si njerëz ngjajnë pa sy

Dhe pemët gjysëm-duken, si njerëz pa fytyrë!

 

Më pyet ka njerëz rruga? Ka si jo, gjithmonë

Rendin, i tremb nata dhe zënë folenë e tyre

Unë që endem rrugëve, pres të bëhet vonë

Më pëlqejnë të gjitha, nuancat e kësaj ngjyre!

 

Kur hëna nxjerrë fytyrën në qiell si medalion

Neonët e venitur, më shumë marrin fuqi

Letra përmes këmbësh, më tepër zbardhëllon

Atëherë me gërma-shpirti, atë filloj të nxij…

 

Personazhi i letrave, i gërmave nën neonë

Monologon prej vitesh, ti dhe vetëm ti!

Dashuri e vjetër, por që nuk harron

Ndaj edhe unë të shkruaj e vjetër dashuri! Bledi Ylli

 

Falmi…!

Më fal buzën, më fal zemrën

Syrin e kaltër, ti më fal

Të më kthesh mua gëzimin

Moj e bukura pa masë!

 

S’jam i marrë, por jam viktimë

Jam viktimë e dashurisë

Moj e bukura si zanë

Më je kulmi i ëmbëlsisë!

 

 

Më fal gushën sy e vetull

Më mbështet në gjoksin tënd

Më e bukura flutur

Se s’më zë vendi në vend!

S’jam i marrë, jam dashuruar

Dhe për ktë nuk bëj mëkat

Falmi goce se i dua

Moj e bukura për merak! Jahe FIDA

 

 

Puthja jote

Puthja jote

Është mall për mua

Mbi buzën time

Ajo ka qëndruar si vel

Ku asnjë tjetër

Me puthje

Atë nuk mund ta shkelë. Thodhori Cerro

 

Lumturia

Lumturia ëndërr e bukur

Është zemër, është edhe sy

Është ëmbëlsi e jetës

Kur fle natën bashkë me ty. Thodhori Cerro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *