Ai gjithnjë është dalluar si më i vecanti i grupit, më energjiku dhe vazhdon të jetë ende ai Soni me këndvështrimetmë interesante për jetën. E nisi muzikën me grupin “The Dreams” ku bashkë meFlorin dhe Eriostin u kthyen në tre djemtë e preferuar të vajzave si dhe memuzikën që bënin aq sa vazhdojnë të përmenden edhe sot. Ndërsa pas shumëkohësh, Soni vjen solo me klipin e tij më të fundit “Supermodel of the world”,një krijim ky i Stines. Por si erdhi kjo këngë pas shumë kohësh? Pse u fol përnjë ribashkim të The Dreams? Për tëgjitha këto e shumë të tjera Soni rrëfehet në këtë intervistë të cilën pasi talexoni, do të njihni Sonin e vërtetë dhe mjaft interesant…. 

Mia B: – Soni, pas një mungese të gjatë atëherë kur gati të gjithë menduan se e kishe lënë muzikën, ti rikthehesh në muzikë me“Supermodel of the World” … 
Sony NRG:- Të gjithë kanë të drejtë dhe aspak të padrejtë në atë që kanë menduar. Në njëfarë mënyre unë e kam lënë muzikën dhe nuk besoj se do i kushtohem më si më parë. Dëshira për tu takuar me të gjatë rrugës nuk është e vogël, por angazhimi në këtë drejtim besoj se do të jetë me trafik shumë të ulët. E shoh më shumë veten si një “entertainer”, si një prezantues ne TV, Ndërsa ideja se si erdhi“Supermodel of the World” është shumë e thjeshtë: Një miku im Stine, producent i njohur dhe italentuar, të cilin dua ta pershendes, takohet me mua për një kafe të zakonshme. Pas saj shkojmë në palestër për stërvitje, më pas në studio sepse atë e prisnin disa punë. Pasi mbaron punët e tij, ndodh një moment frymezimi, pikërisht në këtë moment frymëzimi lindi dhe“Supermodel of the World”. Ka qenë një proces i udhëhequr tërësisht nga rastësia. 
– Kujt i dedikohet kjo këngë? 
-Mendoj se çdo njeri do dëshironte të ketë në krah një Supermodele. Kur them Supermodele, nuk e kam fjalën vetëm për pamjen fizike, por që të jetë njëSupermodele dhe në brendësi të saj, pasi për mua bukuria e një njeriu qëndron mëthellë nga c’kap syri. Ndërkohë burimi i frymëzimit të tekstit e ka origjinënnga dy persona dashuria e të cilëve shkonte përtej limiteve, një dashuri qëishte më e madhe se bota. Po e përfundojduke thënë se çdokush që dëshiron një Supermodele apo që e ka në krah atë, leta konsiderojë këtë këngë si të vetën. 
– E tillë është vajza që ke aktualishtnë krah? Supermodele? 
-Dikush ka thene se në botë ka dy tragjedi; e para është të mos kesh atë që dëshiron,ndërsa e dyta është ta kesh atë. Unë qëndroj tek te dyta, nuk e kam atë që dëshiroj,por dhe e kam atë. Nuk mund të them se nuk e kam në një kohë që e kam, dhe nukmund të them se e kam në një kohë që nuk e kam. (Qesh) 
– U reziston dot flirteve verore? 
-Nëse në krahë do të kisha një supermodele, do t’u kisha rezistuar, por edhe nësedo të kishte qenë ndryshe, prap asgjë nuk do të ndryshonte. Nuk jam i dhënë pasflirteve, ndoshta mund të ketë pasur raste të kujdesshme, por nuk jam i dhënëpas flirteve, më shumë jam i dhënë pas njohjeve sesa pas flirteve. Dhe mënyratpër t’u njohur me dikë mund të jenë të shumta, ka shumë situata, çaste dhemomente në jetë që të takojnë me dikë, pa qenë e nevojshme që ato më parë tëkalojnë në rrugë flirtuese. Dikush flirton dhe del i kënaqur nga kjo, dikush tjetër flirton dhe del i pakënaqur, por ai prapë flirton që të jetë i kënaqur.Dikush tjetër nuk flirton fare dhe është i kenaqur. Kush nga të tre ka më shumëtë drejtë? Nëse kanë të tre të drejtë, atëherë jemi ne rregull. 
– Sa është shtruar Soni i “cmendurive”… 
-Soni i “cmendurive”, kështu shkruanin mediat gjatë kohës kur unë punoja në televizion. Më lejoni t’iu them sejeta e një personazhi televiziv, e një prezantuesi “gjunjëzohet” në momentin qëai bëhet i parashikueshëm. Kam dashur të jem gjithmonë i paparashikueshëmnë gjërat që kam bërë në televizion. Njëpersonazh karizmatik, energjik, jashtë formave standarte, që prezantonteemisione televizive duke bërë humor apo që bënte humor duke prezantuar. Unë jampëlqyer, simpatizuar, refuzuar dhe “urryer”, dhe për të gjitha këto jam quajtur Soni i “çmendurive”. 
– Pak kohë më parë, u fol që do tëkishte një bashkim për “The dreams” . Pse nuk u realizua kjo gjë? 
-Nuk kam dëgjuar asgjë në lidhje me këtë. Ndoshta disa njerëz që kanë dëshirë tëna shohin sërish bashkë mund të kenë dëgjuar dicka, ose mund të na kenë parëteksa ne takohemi me njëri-tjetrin dhe kanë menduar atë që kanë dashur. Ose ndoshta ndonjëri nga djemtë mund të ketë bërë ndonjë dekleratë nostalgjike dhekjo ka mjaftuar. Grupi e ka mbyllur ciklin e tij. Historia e grupeve dhe fati ityre është një fenomen i njohur dhe në botë. Por asnjëherë nuk përjashtohetmundësia që ne të jemi bashkë qoftë dhe për një moment të vetëm, sa për të bërënjë material të bukur në formë dhurate për një publik i cili u rrit me këngëttona. 
– Cfarë kujton me nostalgji nga koha kurti, Flori dhe Eriosti ishit adoleshentë dhe për më tepër që keni qenë të trenga Kombinati? 
-Çunat janë nga Kombinati, ndërsa unë jo. Ju nuk jeni e vetmja që e thoni këtë,kjo sepse në atë kohë njerëzit ishin mësuar të gjithë të thonin; “Jane ata, TheDreams-at nga Kombinati”. Edhe nëse do të kisha shkruajtur një roman voluminoz për kohën e adoleshencës tonë, prapë nuk do te kishte mjaftuar. Njeriu në thelb është e shkuara, tani që unë po bisedoj me ju, sekondat dhe minutat që kalojnë nuk kapen më, ato që kapen janë vetëm kujtimetdhe momentet e bukura të cilat në atë kohë nuk kanë munguar. E bukura e jetës qëndronnë atë që disa gjëra ndodhin vetëm një herë, në një kohë dhe në një moshë tëcaktuar. 
– Agjëron? 
-Po agjëroj. 
– Ç’bisedë do të ishte ajo me një ateist? Do mundoheshe tia mbushjemendjen qe Zoti ekziston apo do beje indiferentin? 
-Sot është epoka e shkencës dhe teknologjisë dhe shumica e ateistëve besojnë seshkenca është baza e çdo gjëje. Nëse pyes ateistin se si erdhi universi nëekzistencë? Ai do të tregojë se fillimisht universi ishte një grumbull tymi dhemë vone ndodhi eksplodimi i njohur si “Big Bang”, prej të cilit u krijuangalaksitë, yjet, dielli, planetet dhe toka në të cilën jetojmë. Por kur e pyesimateistin se kur kemi mësuar për “Big Bang-un”, ai do të thotë se kjo ështëzbuluar kohëve të fundit, para 30 viteve, 40 viteve. Unë i them se kyinformacion për krijimin e universit për të cilin je duke folur, përmendet në Kur’an para më teper se 1400 vitesh.I them se Kur’ani flet për fushën e hidrologjinë, për ciklin e ujit në hollësi,flet për stilin e jetës së bletës, stilin e jetës së merimangës, stilin e jetëstë milingonës, flet për shenjat e gishtërinjve që sot CIA, policia dhe FBI, i përdor për të indentifikuarnjerëzit. Gjëra këto për të cilat ne jemi informuar vetëm kohëve të fundit,para 50 vitesh, para 100 vitesh, para 200 vitesh. Sipas Ajnshtajnit shkenca pafe është e dobet dhe feja pa shkencë është e verbër. Kur’ani nuk është një libëri shkencës, por është libër i shenjave, libër i ajeteve (argumenteve) dhe në Kur’an ekzistojnë më tepër se 6000 mijë shenja – ajete, 1000 prej të cilave flasin për shkencën. Këtu nuk po kërkoj ndihmën e shkencës për tëvërtetuar autenticitetin e Kur’anit, përmuslimanin Kur’ani është e vërteta, për jo muslimanin dhe ateistin shkenca ështëe vërteta. Kështu që unë po e marr të vërtetëne tij dhe timen duke u përpjekur ta vërtetojse ajo qe e vërteta e tij “shkenca”, e ka zbuluar dje, para 50 vitesh, para 100vitesh, para 200 vitesh, e vërteta jonë Kur’ani tashmë e ka përmendur para më shumë se 1400 vitesh. Këtodo t’i thoja një ateisti. 
– Ndodhesh në librari. Cili ështësektori për nga ku drejtohesh dhe pse? 
-Njeriu në jetë përpiqet të ndërtojë hallka dhe me to një zinxhir pas se cilit të kapet. Sa më tëdobëta të jenë këto hallka, aq më i rrezikuar dhe i pasigurt është ai ndajsfidave të jetës. Një nga këto hallka, është pikerisht libri, leximi, etja përdije. Mendja ndalon së zhvilluari në atë moment kur e lëmë leximin dhemeditimin. Nuk ka asgjë të re e as dobi në jetën e atij që nuk lexon. Kushlargohet nga marrja me dituri, shpejton dështimin e tij. Sa më i pazhvilluar tëjetë një njeri, aq më e pranishme është tek ai dhuna, agresiviteti. Brenda këtijnjeriu mund të gjeni forca që punojnë për shkatërrimin e jetës dhe jo për ndërtimin e saj. Në Kur’an thuhet; “ O njerikërko dituri, prej djepi e der në varr”. Kur futem ne librari përplasem ngafeja, shkenca, sociologjia, psikologjia, psekoseksoligjia dhe filozofia, por karaste që përplasem dhe nga shitësja. (Qesh) 
– Cili është libri që e ke marrë, diku, dikujt dhe ende nuk ia ke kthyer? 
– Kandodhur e kundërta. Më kanë marrë dhe s’mi kanë kthyer. Do doja dhe unë të merrja ndonjë libër dikur dhe most’ia ktheja më, për të kuptuar se çfarë do të thotë të mbash diçka të tjetrit.Dikush ka thënë se ai që jep një liber është “budalla” dhe ai që e kthen atë mbrapsht është akoma dhe më “budalla”,ndërsa unë them që nuk është “budalla” ai që jep, “budalla” është ai që mban. Të japësh është edrejtë, të mos kthesh është gabim. 
– Sa herë ke nevojë për qetësi, cili është personi vendi drejt të cilittërhiqesh për të lënë pas gjithcka? 
– Tëgjithë ne e kërkojmë qetësinë dhe rehatinë në gjëra të ndryshme; por çfarëështë ajo që na jep rehatinë, qetesinë e vërtetë shpirtërore? Ka shume vende dhe njerëz që të japin rehatidhe qetësi. Për mua vendi më i mirë ku gjej qetësi dhe rehati të brendshme ështëXhamia. 
– Cilat janë gjërat që e pasurojnë jetëntënde, botën tënde? 
– Ështësistemi i të menduarit, mënyra se si e pres lumturinë dhe dhimbjen. Psh, nësejeta na buzëqesh dhe ne jemi të rrethuar nga suksesi, fama dhe pushteti, mbi tëgjitha duhet falenderuar Zoti. Më pasnuk duhet të tregohemi të papërfillshëm, arrogantë dhe mendjemëdhenjë me njerëzit.Mendjemadhësia është kënaqësia e njerëzve të dobët. Nëse shohim të varfër duhettë tregohemi të ndjeshëm ndaj tyre. Nëse ndodh që jeta të na marrë për poshtë,prapë duhet falenderuar Zoti. Problemet dhe vështirësitë e jetës i japinnjeriut dhimbje. Nëse kjo gjëndje nuk menaxhohet si duhet është e sigurt qëshkohet me humbje. Në jetë njeriu duhet të provojë dhe dhimbjen pasi diçka qëatë nuk e vret, e bën më të fortë.Dhimbjen, mos lumturinë etj, duhet ti lëmë të kalojnë rregullisht nëpërmjet sitëssë arsyes, përndryshe ato do të na shkatërronin. Kurrë s’duhet harruar për këtody fytyra të jetës, për paqëndrueshmërinë e lumturisë, nëse s’duam që jeta me tëpaprituarat e saj të na gjejë të papërgatitur. Disa njerëz mendojnë se pikërishtnë këtë afri të lumturisë dhe dhimbjes fshihet tragjedia më e madhe e rracësnjerëzore. Por unë s’jam i këtij mendimi. Unë them se pikërisht në këtë fenomenlartësohet bukuria e vërtetë e jetës, shkëlqimi e shumëllojshmëria e saj. Nëçdo sferë të veprimtarisë jetësore vepron një ligj i domosdoshëm: pas çdoarritjeje të madhe në lartësinë e profesionit apo atyre të emocioneve zakonishtndodh një rënie e mundshme, një depresion. Ky sistem i të menduari pra, meZotin në krye, si në të mirë ashtu dhe në të keq, pasuron botën time. 
– Janë të shumtë njerëzit që e njohin mirëdhe nga afër atë? 
– Njerëzitjanë të shumtë, por ata që e njohin nga afër atë janë të paktë. Raportet shoqërore,qofshin ato dhe nga më të shkëlqyerat, ruhen në ekuilibra tejet delikat. Për këtëarsye duhet patur kujdes dhe duhen ruajtur balancat shoqërore. Ka një rregulldhe një moral për këtë që të gjithë e dinë, por kur vjen puna jo të gjithë ezbatojnë. 
– Kanë ardhur të rrëmujshme apo është gjithçka e organizuar në këto ditëvere për ty? 
– Kambërë shumë pak pushime, arsyeja pse kam bërë pak lidhet me muajin e shenjtë tëRamazanit. Unë agjëroj dhe për këtë arsye i kam ndërprerë pushimet. Megjithatëato pak pushime që kam bërë nuk kanë qenë as të rrëmujshme dhe as tëorganizuara. Kanë qenë disa pushime normale dhe të qeta, por me shumë shije. 
– Të gjithë e kanë nga një çmendurivere… Do të ma thuash tënden? 
– Patjetër.Mos të shkoj fare në plazh, ja kjo është çmenduri… (Qesh) 
– Ke nxjerrë shumë ëndrra nga sirtaret? 
– Nukmund të them që kam nxjerrë aq sa kam dëshiruar, por mund të them se kam nxjerrëaq sa kam mundur. Duke qenë se njeriu është një qënie që asnjëherë nuk pushondhe nuk ndalon së kërkuari, unë do vazhdoj të kërkoj me qëllim për të nxjerrënga sirtaret ato ëndrra që dëshiroj. 
– Të kesh vullnet apo ide është më evolitshme? 
– Janëvëllezër, plotësojnë njëri-tjetrin, nuk do i ndaja. Ja t’ju jap një shembull:Supozojmë se unë jam ulur diku pranë njëlumi që mbart shumë rreziqe. Rri-rri dhe mendoj, duke menduar më vjen njëide, kjo ide më shtyn, më ngacmon dhe më thotë që duhet të kalojlumin. Por për të kaluar lumin kërkohet vullnet. Kështu pra, për të bërë gjëratë volitshme kërkohet bashkëpunim, vëmëndje dhe kujdes. Vullneti pa idetë dheidetë pa vullnetin do të kishin mbetur në një verbëri të plotë. Mund të ketë përjashtime,por përjashtimet nuk përbëjnë rregull. 
– Po të mos ishe ky që je, kush do të doje të ishe? 
-Çdo njeri që është në moshë me siguri nëjetë i ka ndodhur të lërë diçka pa bërë, diçka pa marrë, diçka pa dhënë, kahumbur një mundësi dhe që nga dora i kaikur një shans. Unë do të doja të isha ai njeriu që në jetë nuk la diçka pa bërë,diçka pa marrë, diçka pa dhënë, që nuk e humbi atë mundësi, apo që nga dora nuki iku ai shans. Unë pra, do të doja të isha akoma edhe më i mirë nga ç’jam. Tia do të doje të ishe akoma dhe më e mirë nga ç’je? Sigurisht që po. Njësoj dheunë do doja të isha akoma dhe më i mirë nga ç’jam. 
– Filma horror apo vizatimorë? Pse? 
– Filmat horror duket sikur sot më shumë frekuentohen nga kalamajt, ndërsa vizatimorëtnga të rriturit. Filmat horror për mua kanë shumë yndyrë dhe yndyra nuk është në shijet e mia. Ndërsafilmat vizatimorë janë si një pije freskuese në ditë vere apo si një gotë enxehtë çaji në ditë dimri. Unë për vete i ndjek me buzëqeshje dhe ndahem prejtyre po me buzëqeshje. 
– Do të mund të jetoje në një shpellë? 
– Sottë jetosh në një shpellë është e thjeshtë. Vështirë është të jetosh jashtë saj.Ariu sot nuk qëndron më nëpër shpella,ai qendron i fshehur brenda te njeriu. 
-Ku qëndron e gjithë filozofia e jetës për ty? 
– Jetaduhet të ketë një qëllim, kuptim dhe vlerë, por njerëzit janë të vetmuar sepseato ndërtojnë mure në vend të urave. Njeriut i nevoitet dituria, arsimimi dheurtësia, duke bashkëpunuar njëri me tjetrin në tërë rruzullin toksor pa marrëparasysh si e quan ai veten: musliman, i krishterë, europian apo amerikan, arabapo hebre. Ky bashkëpunim kërkon prej njerëzimit mirëkuptim, tolerancë, urtësidhe dashuri, e jo persekutime, luftra, gjakderdhje, padrejtësi, varfëri, degjenerimmoral dhe urrejtje. Shumë gjëra lidhen me fatin e vendit ku ke lindur.Vendlindja i jep disa cilësi karakterit tënd që do të percjellin sa të jesh gjallë. Unë e kam pasur fatin të lind si shqiptar dhe krenohem për këtë. Nukthem që e kam më të lehtë si shqiptar, por jeta pa vështirësi më mërzitet shpejt. E di që shqiptarët nuk janë dhe aq fatbardhë, por gjenerata jonë ka fuqi e potencial ta ndërrojë këtë. 
– Mësimi më i fundit që të ka dhënë jeta? 
– Jeta më ka mësuar se pasojat e zilisë, urrejtjes dhe zemerimit tonë ndaj të tjerëvepër shkak të veprimeve të tyre nuk arrin te ata. Zjarri i atyre ndjenjave nadjeg neve, ne jemi viktima jo ata. Jetamë ka mesuar se pavendosmeria eshte deshtim, ndersa frika nga veshtiresiteeshte perfundimi. Kam mësuar të mos humb kohë duke u kthyer përgjigje kritikëvetë mi. Përgjigjia më e mirë ndaj ziliqarëve janë punët e dobishme dhe tësuksesshme. Kam mësuar se jeta pa Zotin është absurde dhe e pakuptimtë. Njeriumodern ka menduar se, kur do të hiqte qafe Zotin, do ta lironte veten nga gjithçka. Përkundrazi, në vend të kësaj, ai kuptoi se me “vrasjen” e Zotit, ai kishte vrarë vetveten. 
– Si vjen në përfytyrimin tënd, fëmija yt i parë? 
– Kurpërfytyroj më vjen në mendje një imazh, por e kam të pamundur që këtë imazh tafotografoj qartë. Megjithatë fëmija mund të jetë pak nga të dy ata që e sjellinatë në jetë. 
– Çfarë është për ty dashuria? 
– Mësipër u shpreha se dashuria është më e madhe se bota. Është ndjenja më sublime.Fuqia e saj e shëndosh botën, e ndërton dhe e bën më të mirë atë. Por duhet pasur dhe kujdes prej saj, pasi ajonuk ka vetem fuqi ndërtuese, por dhe shkatërruese. Dashuria i bën lartësitë mëtë larta dhe ultësirat më të ulta. 
– Cila është dashuri e gabuar? 
– Ajoqë ecën në verbëri. Dashuria ka nevojë për sy, ka nevojë për logjikë. Kjo pjesë e mbron jetën, nëse kjo pjesë mungon, atëherë ne mund të helmojmë jetën. Psh, një dashuri për të mos qenë e gabuar kërkon3 elementë; të jemi bari, ujk dhe dele. Bariu është inteligjent, i aftë dhe me përvojë nga jeta. Ujku është trim, i pëlqejnë sfidat, dinak dhe i zoti në ushqim, ndërsa delja është e urtë, e dashur dhe paqësore. Njeriu pra, brenda vetes së tij është bari, ujk dhe dele. Dashuria që të mos jetë e gabuar kërkonqë bariu të ruajë delen nga ujku, ndërsa ujku duhet të ruhet nga bariu, Delja nëkëtë rast është dashuria. Nëse ujku ha delen, atëherë dashuria është e gabuar. 
– Sa herë ke dashuruar në jetë? 
– Kam ngjitur shumë kate në ndërtesën e madhe dhe të lartë të dashurisë. Çdo kat i saj ka një histori më vete, por nuk mund t’iu them që në çdo kat ka pasur histori dashurie. Kjo sepse dashuria nuk ka formë, nuk është substancë, material, send apo objekt që mund të gjejmëkur të duam. Ajo është mister, vjen pa na lajmëruar dhe ikën pa na marrë leje. 
– Je dakord se dashuria zgjat 3 vjet? 
– Thonë se aq zgjat, kjo është hormonale, fiziologjikedhe e provuar shkencërisht. Ato që na lejojnë të biem në dashuri jane oksitocinadhe dopamina, hormone të cilat pas tre viteve kthehen në gjëndjen e fillimit,“bien në gjumë” dhe dashuria pushon së ekzistuari kimikisht. Është shumë içuditshëm fakti që në botë njerëz që u përkasin kulturave të ndryshme, qëndryshojnë nga njëri-tjetri në personalitet, në botëkuptim dhe mendësi, pas treviteve përjetojnë të njëjtën gjë. Në raportet partneriale nuk duhet tëmbështetemi vetëm në kiminë e ndjenjave sepse ato janë kalimtare, por dhe në shtylla të tjera si komunikimi imirë, respeketi, miqësia, durimi, toleranca të cilën nganjëherë e përdorim në vend të respektit dhe mëshirës,bujarisë dhe vetëpërmbajtjes, është elementi më esencial i sistemeve morale. Dotë kishte qenë e tmerrshme të silleshim mirë me një njeri, të tregonim respekt,vlera etj, vetëm kur tek ne të ishte prezente kimia. 
– Mendon shpesh për të nesërmen? 
-Mendoj, por në ç’mënyrë? Për të pasur një të nesërme të shëndoshë duhet që tëushqejmë mirë të sotmen. Është e sotmja ajo që projekton në mënyrë të tërthortë të nesërmen. Kështu që duke menduar përtë sotmen, në njëfare mënyre kam menduar dhe për të nesërmen. 
– Çfarë mendon se i ke dhënë të djeshmes dhe çfarë do të doje të të sillte e nesërmja? 
– Nësekthej kokën pas nga e djeshmja, gjej aty dashuri, mirësi dhe paqe. Nëse shohpër nga e nesërmja, kërkoj prej saj të më sjellë po dashuri, mirësi dhe paqe. 
– Cila është fjala që do të doje t’i thoje dikujt tani që mbase e lexon gazetën? 
– Doti tregoja për bashkëpunëtorët e mi, miqtë e mi më të mirë të cilët bënë tëmundur “Supermodel of the ëorld”. Ata janë; Stine, Egland, Elton dhe Gbmc.Falenderoj dhe një person special si Xakja i Supersonic TV. Përshëndetje Endi Hoxha dhe Flor Zerja që më ka bërë foto, përshëndetje dhe për gocën e klipi tSuela bukuroshen dhe motrën e saj fantastike Deni. Gjithashtu përshëndes dhe atë që sapo përfundoj së lexuari këtë intervistë. Ju falenderoj dhe ju Mia, dhe gazetën tuaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *