Përshëndetje redaksia e gazetës Intervista. Para disa ditësh në gazetën tuaj pashë një rubrikë atë të kuzhinës të cilën nuk e kisha parë më parë dhe desha t’iu ndërtoj një pyetje. Do desha shumë që në ambjentet e shtëpisë të gatuaja “cheesecake” apo e quajtur ndryshe tortë djathi dhe nëse ju keni mundësi të ma dërgoni pak recetën e këtij gatimi? Faleminderit.
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:-Përshëndetje, si fillim ju falenderoj për vëmendjen. Kjo është një recetë mjaft e thjeshtë dhe për ta gatuar këtë duhen këta përbërës:
250 gr biskota të thjeshta
100 gr gjalpë i shkrirë
Për kremin duhet: 1 pako vanilje
600 gr krem djathi (Philadelphia)
250 ml pana e ëmbël
6 lugë sheqer
400 gr luleshtrydhe
6 lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe.
Përgatitja: Një tavë 23 cm me fund të çmontueshëm e mbulojmë me letër pjekjeje. Biskotat i fusim në një qese dhe i shtypim me ndihmën e një hapësi petësh
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!