Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Roland Qafoku: Pse Edi Rama ngjan shumë me Fan Nolin?

Roland Qafoku, doktorant për shkencat e komunikimit, është i njohur si gazetar, kërkues shkencor, drejtues i emisionit “Debati në Channel One”, pedagog në Universitetin e Tiranës dega gazetari etj. Këtë javë, emisioni i tij “Debati në Channel One”mbushi plot 400 puntata…

Fabjola Kuburi:- Në këto 400 “Debate” çfarë do kujtoni gjithmonë pozitivisht?

Roland Qafoku:- Për mua çdo puntatë ka rëndësinë dhe vlerën e saj dhe unë çdo puntatë e përgatis me të njëjtin përkushtim dhe dëshirë. Por, ama, mes tyre janë disa që kanë patur më shumë impakt për shkak të personazhit që ka qenë në studio, për shkak të temës që kam trajtuar dhe për shkak të materialeve të veçanta dhe ekskluzive të insertit. Këto janë edhe tre shtyllat që unë e mbështes emisionin tim. Për nga galeria e personazheve mendoj dhe besoj se janë këta personazhe që kanë ngjallur më shumë interes:  Ismail Kadare, kardinali Ernest Troshani, vajza e Eqrem bej Vlorës, Ajnishah Vlora, djali i Mehmet Shehut, Skënder Shehu, biznesmeni Ekrem Bardha, vajza e Ali Këlcyrës, Hëna Këlcyra, e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, djali i vëllait të Ahmet Zogut, Skënder Zogu, sopranoja Ermonela Jaho, akademiku Artan Fuga, historiani amerikan Bernd Fisher, Agim Krajka, Enver Shëngjergji e të tjerë. Nga poltiikanët doja të veçoja ata më të rëndësishmit që drejtojnë mazhoracën dhe opozitën sot, por dhe figurat e tjera si Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj etj

Advertisement

– Si operoni ju me analistët? Si i përzgjidhni ata dhe përse?

– Një nga elementët e rëndsishëm të emisionit janë analistët. Unë e kam thënë shpesh që në studion e emisionit “Debati në Channel One” analistët e  ftuar janë ata që nuk bëjën xhiro në ekranet e tjera. E di që kjo është më e vështira dhe një thyerje e skemës së vjetër, por për mua kjo më vlen më shumë se sa një grup analistësh që bredhin studio më studio a thua se ata dhe vetëm ata  janë të vetmit që bëjnë opinionin në Shqipëri. Analistët Apollon Baçe, Kosta Barjaba, Plator Nesturi, Romeo Hanxhari, Edison Kurani, Hajro Limaj, Fatjona Mejdini, Luan laze, Basir Çollaku, Nebil Çika, Ermira Causholli, Isuf Kurtaj e të tjerë si dhe një grup gazetarësh nga më të spikaturit në vend janë bensikët e emisionit tim që janë të ftuar dhe shkojnë ose rrallë ose fare në studio e emisioneve të tjera. Imagjoni sikur Fareed Zakaria, drejtori i “Newsweek” që është edhe anlist te CNN, ta shikonim të hënën te CNN, të martën te BBC, të mërkurën te Fox News, të enjten te CBS, të premten te CNBS, dhe të shtunën vetë Fareed Zakaria të kishte një emision të tijin në të cilon të kishte të ftuari moderatorët që e kishin ftuar gjatë gjithë javës. Kjo nuk është profesionale.

-Çfarë është “Debat” për Roland Qafokun?

– Për mua është një nga projektet më intersante në karrierën time. Pasi drejtova katër instituicione mediatike duke qend drejtues i informacionit në TV Koha, drejtues i gazetës Panorama, drejtues i gazetës Tirana Observe dhe drejtues i informacionit në “Ora News” impenjimi im është realizmi i emisionit poltiko-shoqëror që në fillim nisi si prpjekt në Ora News, më pas në televizionin “Planet” dhe që nga  17 janari 2013 në “Channel One”. Me e  rëndësishmja nga të gjitha është se unë bëj atë punë që më pëlqen dhe të gjitha bateritë, impenjimin tim etj i  kam të konvergjuar këtu. Shumë vetë më pyesin përse kam zgjedhur këtë televizion kur mund të kisha mundësi në televizione më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm. Përgjigja ime është se kjo është një sfidë për mua dhe sfidë vazhdoj ta kem me parimin se bilanci më i mirë është se sa profesionalizëm i jap unë televizionit. Unë ndjehem mirë tek ata dhe kam bashkëpunimin korrekt të presidentit Ylli Ndroqi të cilën e falenderoj për mbështetjen që me jep dhe të stafit me të cilin unë punoj.

– Sa është shikueshëmria e emisionit tuaj dhe si e krahasoni me të tjerët?

– Sot shikueshëmria nuk ka më matjen e vjetër tradicionale. Çdo mëngjes falenderoj Mark Zuckerberg për shpikjen e tij Facebook dhe të gjithë shpikësit e rrjeve të tjera sociale për mundësin që më kanë dhënë. Sot ekrani po e humb shikueshmërinë klasike dhe traditën e vjetër sipas të cilës ai të zgjidhte dhe të detyronte si shikues ta shikoje sipas orareve të tij. Ndërsa sot je ti si shikues që zgjedh kur dhe ku do ta shikosh një program. Në këtë mënyrë për mua facebook, twitter, youtube e të tjera janë oqeani im për shikueshmërinë. Janë disa emisione që kanë kaluar shikueshmërinë me 200 mijë shikime në youtube dhe mesatarja e shikueshmërisë është vetëm në rritje. Janë me vlerë edhe matjet me çipa, por kur shikoj fjala vjen që një nga emisionet e fundit për vrasjene e komisar Artan Cuku janë afro 14 mijë shikues në pak javë, për mua kjo është matja më e mirë me shifrat më të miura.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shteti harxhon miliona për koncesione e fasada e nuk paguan doktorët

Next Post

Cheesecake (ëmbëlsirë tortë djathi)

Advertisement