Instruktor përshëndetje, jam Eva 21 vjeçe dhe kam filluar palestrën për herë të parë dhe desha të të bëj një pyetje. Unë jam 165 e gjatë dhe 54 kile por problemi qe më shqetëson në trupin tim është se kam shumë bark. Dua që ta heq barkun sepse më mundon shumë, nuk vesh dot një bluzë të ngushtë sepse më ngjan shumë keq. Për këtë më duhen disa këshilla çfarë ushtrimesh duhet të bëj?
Skerdi Pasha, instruktor, Royal Fitness Club, Rruga Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit, telefon 0695445228:- Përshëndetje Eva, pikë së pari ti duhet të kuptosh që barku është zona ku akumulohet dhjami. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi që nuk është fundi botës pse kemi pak bark. Por, më lini t’ju jap disa këshilla të përgjithshme dhe pastaj të kalojmë në specifika. Nëse jeni 54 kg ju duhet të merrni 65 gr proteinë në ditë dhe 120 gr karbohidrate. Duhet të konsumoni ushqimin në vakte të vogla, ku secili vakt të përmbajë 20-30 gramë proteina dhe 30-40 karbohidrat. Vaktet nga njëri tjetri duhet të kenë një hapsirë kohore jo më shumë se 3 orë. Në dy vaktet e fundit nuk do marrësh fare karbohidrate, domethënë sallatë dhe ushqime proteinike që mund të jenë: fileto pule ose peshk ton. Programi stërvitor duhet të jetë ky:
Ushtrime me pasha, 15 copë duke i përsëritur nga 3 herë me nga 30 sekonda pushim dhe në fund 30 minuta ecje në pistë. Shpresoj që këshillat e mia të të hyjnë në punë, por të duhet pak vullnet, asgjë nuk ndryshon përnjëherësh dhe asgjë nuk mund të ketë efekt të menjëhershëm. Të duhet pak durim dhe pak më shumë punë me trupin.