Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk më lënë të takoj djalin, më thonë ta ka vdekur!

Historia e dhimbshme nga Librazhdi e gjyshes që kërkon nipin dhe e një nënë që do të birin:

Nuk më lënë të takoj djalin, më thonë ta ka vdekur!

Miq të Intervistës, sot po ju sjellim një histori të dhimbshme sa vetë dhimbja më e madhe që mund të egzistojë. Nënë e bijë kanë parë tmerr me sy, kanë njohur vdekjen dhe ende dhe sot po vuajnë. Një histori që vështirë të besohet, që pasi e lexon, pyet veten sesi mund të ndodhin këto gjëra kaq çnjerëzore në Shqipërinë e 2014-tës? Ja, pra që ka dhe ky rast nuk është i vetëm… Po ju njohim sot me historinë e jetës së Metije Rrupullit, 76 vjeçe dhe vajzës së saj Qamile Hëna 38 vjeçe, të cilat jetojnë në qytetin e vogël të Librazhdit. Metija, e ëma e Qamiles kërkon sot të vdesë pa brenga dhe vajza e saj të jetë e qetë, kërkon që të shohë sikur edhe një herë atë që për të cilin po jeton në këtë jetë, djalin e saj, i cili po mbahet peng nga ish-vjehrri i saj, Xhemal Hëna që jeton vetëm pak kilometra larg Librazhdit, në fshatin Rrajcë. Pas vdekjes së burrit të Qamiles, Qamilja u përzu brutalisht nga shtëpia e prindërve të të ndjerit, madje u rrah keqazi sa u sëmur, dhe nga mungesa e djalit të saj ka kaluar depresion. Sot, ajo kërkon ndihmë nëpërmjet Intervistës, për këtë të drejtë të mohuar.

Advertisement

Arlis Alikaj: – Zonja Metije, cila është historia e vajzës tuaj, Qamiles, me pak fjalë?

– Kjo mor bir i nënës, veç ka vuajtur në këtë jetë, saqë ndonjeherë them më mirë mos e kisha lindur fare. (vë duart në kokë duke qarë). E martova me mblesëri në Rrajcë, ku ka ndejtur 5 vjet martuar. Gjatë kësaj kohe, vjehrri dhe vjehrra e saj nuk e deshin dhe janë munduar ta ndajnë shumë herë nga i shoqi. Tre vjet pas lindjes së djalit i ka vdekur edhe burri. Paskësaj e përzuri i vjehrri nga shtëpia.

-Pse e përzuri?

– E përzuri pasi u sëmur nga koka (sëmundje nervore) dhe nuk kishte më fuqi. Ajo thjesht po përjetonte vdekjen e burrit të saj pasi e donte shumë. Vjehrra e saj Elmeha i tha: ‘’Mos eja më këtu, martoju’’ dhe e përzunë duke i mbajtur fëmijën. Por kjo nuk do burrë, do fëmijën e saj ta shohë. Fëmija sot është në klasë të 6-të , por ata i thonë “të ka vdekur”. Sa ta shohim me sy duam. Na ka hyrë tallaz i madh. Vajza mund të më vdesë dita ditës. Po na ikën truri për të parë atë fëmijë. Herën e fundit që ia morrën nga krahu, vetëm qante. S’e dimë çfarë fytyre ka, ç’ngjyrë i kanë marrë flokët (në këto moment kur tregon e emëa, Qamiles i bie të fikët) Pasi qetësohet, vazhdojmë intervistën.

– Ka fakte që ai është gjallë?

– Po ka, kam pyetur në komunë. Të gjithë e shohin kur del. Na kanë thënë shumë njerëz. Fëmija është i rregjistruar dhe në shkollë.

– Si e mbajnë fëmijën ata?

– E mbajnë shumë mirë. Për ta mbajtur e mbajnë mirë.

– Keni folur me vjehrrin e vjehrrën për ta parë fëmijën, çfarë ju kanë thënë?

– Kemi folur vetëm njëherë, përpara se të na thoshin se ka vdekur. Ata na thonë s’keni të drejtë të vini. Unë e kam nip, siç e kanë ata, kjo- fëmijë. Si na thonë kështu ata?! Kush e ka më shumë? Me çfarë ligji e të drejte, fëmija u jepet atyre e jo nënës që është sëmurur ngaqë nuk e ka fëmijën pranë? Dua ta bashkoj sa jam gjallë nëna, të paktën edhe 1 herë në 2 javë vetëm ta shohim, t’ia përkëdhelim kokën.

– Po fëmija e kërkon nënën e vet? Kur sheh psh, shokët me familje?

– Sa qe i vogël, deri 6 vjeç, na kanë thënë se qante dhe e kërkontë të jëmën. “Dua mamin, dua mamin”, thërriste. Por këta i kanë thënë të ka vdekur nëna. Ata e kanë bërë të vdekur, sikur e ëma i ka ikur në qiell, kur ajo është gjallë dhe e kërkon me shpirt dhe zemër çdo ditë, e lag jastëkun me lotësh.

– Keni denoncuar në polici, çfarë ju kanë thënë atje?!

– Kemi denoncuar në polici shumë herë. Policia ka shkuar shumë herë, por ai (i vjehrri) i ka thënë policit: “më vrit mua që të futesh në derë të shtëpisë”. Policia na thotë: “Hapni gjyq”. Unë për gjyq skam mundësi. Kështu që çështja mbetet peng.

– Metije, ti si shkoje me burrin?

– Me burrin shkoja shumë mirë.

– Po me vjehrrën? – Vjehrra , ajo …. (I dridhet buza dhe hesht, nuk flet dot, ndërhyn e ëma). E vjehrra i hynte me hu dhe e rrihte me karrige.

– Po burrit i ke thënë ndonjeherë për këtë gjë? – (Përgjigjet e ëma, Metija). I dëftente, por ishte dhe ai vetë paqejf. Edhe kjo po kështu. Nuk mund të bënte punët. Pastaj dhuna u shpeshtua më shumë pas vdekjes së të shoqit. – Qamile, pse iu vdiq bashkëshorti? – Nga infrakti në zemër, nga kushtet e këqija ekonomike.

– Sikur mos të mjaftonte ky hall, Metije, ju sot, le të themi, dhe po mbijetoni pasi keni vështirësi ekonomike…

– Po, nuk kam shtëpi. Po pati mundësi shteti të na ndihmojë…. Me 97 mijë (të vjetra) lekë pensionin tim po rrojmë. 50 mijë lekë paguajmë qeranë, plus 30 drita dhe çfarë na mbetet ne, asgjë.

– Po ku ushqeheni?

– Me borxh, me listë. Kam hyrë 400 mijë lekë borxh vetëm në një dyqan. Na ndihmojnë dhe nga fisi im ku të mundemi.

– Po nëse e merrnit fëmijën si do e mbanit? – Qamilja kishte shtëpinë e vet, dhomën e vet në shtëpinë private të së vjehrrit dhe të vjehrrës në Rrajcë. Por ata e nxorrën jashtë dhe ne nuk kërkojmë asgjë. Duam vetëm të shohim fëmijën, sikur edhe 1 herë në 2 javë

– Pra në rastin më të keq, ju kërkoni…

– Le ta marrin prapë, o bir, ça të bëjmë, po nuk pati rregulla, veç sa ta shohim. Ku e gjen atë ligj atë të drejtë, Xhemal Hëna, (I vjehrri i Qamiles) me e mbajtur fëmijën. Dua ta shoh nipin sa më para, jam paqejf, ta shoh sa jam gjallë. Le të jetë kjo dhimbja e fundit në këtë jetë. Kam pasur 5 fëmijë, 3 më kanë vdekur që të vegjël. Më mbetën dy. Një djalë e kisha tetraplegjik, u rrëzua, 2 javë e mbajti çuni i vëllait te ushtaraku dhe një spital privat në Tiranë, por më vdiq. Kjo vajzë është e fundit që kam. Dua ta ndjej që po bëj diçka për këtë vajzë për fëmijën tim të fundit. Skam njeri tjetër, burri më ka vdekur ka 5 vjet. Vajza po më sëmuret edhe më shumë nga mungesa e dashurisë së fëmijës.

– Kujt ia drejtoni apelin për ndihmë?

– Të gjithëve. Të më ndihmojë kush të mundet. Jam pa shtëpi. Po më ndihmuan të më ndihmojmë me një shtëpi që dhe Qamilja të jetojë me djalin e saj. Apelin ia drejtoj Kryeministrit Edi Rama, Aida Shtinos të më ndihmoj ta gjej nipin, ose ta takoj dhe së fundit, deputetit Taulant Ballës, që është djalë i ri dhe bën për Librazhdin. T’u bëftë mëma Taulant më ndihmo!. Dhe në fund edhe gazetës tuaj, zoti ua ndriftë rrugën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Panathinajkosi i dëftoi Baskonias 6 yjet e kampionëve Nga Jakup B. GJOÇA

Next Post

Besnik Gjakova specialist i muzikës live

Advertisement