Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të jemi më pozitivë dhe të suksesshëm!

Janë shumë raste që kanë vërtetuar se të menduarit pozitiv shkon paralelisht me suksesin. Shumë nga shprehjet më të njohura për mendimin pozitiv janë thënë nga disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë. Ndryshimi i mënyrës së të menduarit dhe të menduarit pozitiv, ndikon si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale. Të menduarit pozitiv shoqërohet me kalimin nga një gjendje depresive dhe të parit të gjërave në mënyrë të zymtë, në të qenët i suksesshëm dhe duke i parë të gjitha gjërat nga një këndvështrim pozitiv dhe në rritje të vazhdueshme.

Mos harroni:

E sotmja është rezultat i mendimeve të djeshme, e nesërmja do të jetë rezultat i mendimeve të sotme.

Advertisement

Më poshtë do të gjeni 4 ushtrime të cilat do t’ju ndihmojnë për të menduar në mënyrë pozitive:

Shprehni mirënjohje:

Një ndër rrugët më të thjeshta për të qenë sa më pozitiv është të shprehni sa më shumë mirënjohje ndaj të tjerëve. Mirënjohja ju vë në kontakt të drejtpërdrejtë me ndjesinë e dashurisë dhe ju bën njerëz më të mirë.

Koha më e mirë për të bërë një gjë të tillë është sa zgjoheni në mëngjes. Mendoni për 10 gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës që i keni, dhe do ta shikoni që e gjithë dita do t’ju shkojë mbarë.

Dhuroni:

Në të shumtën e rasteve, mendimet negative lindin sepse ne vetë i tërheqin ato në jetën tonë. Një prej këshillave për t’i mbajtur ato sa më larg nesh është të dhuroni sa më shumë të keni mundësi, si gjëra materiale por mbi të gjitha shpirtërore. Edhe gjesti më i vogël apo më pak i rëndësishëm në dukje, mund të këtë ndikim shumë të madh në jetën e dikujt tjetër, madje aq shumë saqë edhe mund t’ia ndryshojë atë.

Kontrolloni frymëmarrjen:

Thuhet se ata persona që mund ta kontrollojnë lehtësisht frymëmarrjen e tyre, kanë aftësinë për të menaxhuar më së miri edhe jetën e tyre. Nëse arrini të kontrolloni frymëmarrjen, ju mund të kontrolloni edhe emocionet negative, duke i zëvendësuar ato me emocione pozitive dhe të mbushura me energji të pastër.

Meditoni:

Meditimi është një prej ushtrimeve më të rëndësishme dhe më efikase për të menduar pozitivisht. Praktika e ushtrimeve të ndryshme të meditimit është edhe rruga më e shpejtë për të arritur një gjë të tillë, pasi ju ndihmon të çliroheni nga mendimet dhe emocionet negative.

 

IRSA QOSJA

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Majk ka nisur një lidhje të re...!

Next Post

Kush e ndihmoi Noizyn për kontratën me Universal Music Group?

Advertisement