Ja çfare shkruan Granit Shala, sot ne nje leter te hapur per kryeministrin e Kosoves: “I nderuar z. Kryeministër,
duke qenë se kohëve të fundit kanë ndodhur shumë ngjarje jo të dëshirueshme, po iu drejtohem përmes kësaj letre të hapur. Nga postimet tuaja në Facebook, mund të vërejmë se jeni duke u munduar të shkruani vetëm për sukseset tuaja, por në rast të dështimit tuaj, ju mundoheni të gjuani fajin tek të tjerët. Siç duket, jeni i vendosur që cdo dështim tuajin të mos e pranoni. Më lejoni që përmes kësaj letre t´u parashtroj disa pyetje, me shpresën se do të merrni guximin për të më kthyer përgjigje.
Ju jeni nisur për të shkuar në përurimin e urës që lidhë dy komuna veriore të vendit tonë. Si ndodhi që ju të ndërroni kahjen e rrugës dhe të shkoni në vendin e caktuar përmes rrugëve malore, rrugë që më së shumti përdoren nga kontrabanduesit
Me përshëndetje miqësore,
Granit Shala”