Mbremjen e djeshme, zyrtari i AAK-se, Granit Shala, ka bere nje thirrje nepermjet rrjetit social facebook, per qytetaret e Drenasit ne Kosove, per zgjedhjet e 18 dhjetorit. Ai perpiqet ti binde ata qe Kosova ka nevoje per ndyshim dhe se ai beson se bashke mund ta bejne. Ja dhe thirrja e tij:”Të nderuar qytetarë të Drenas-it,
me 18 dhjetor, ju me votën e juaj do të vendosni mbi fatin e komunës dhe bashkqytetarëve tuaj. Dalja juaj në menyrë masive për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës suaj, do të thotë pjesëmarrje në procesin demokratik. Vota e juaj është e lirë, dhe vetëm ju mund të vendosni se cilin kandidat dëshironi ta votoni. Askush nuk ka të drejtë të cënojë lirinë tuaj të zgjedhjes. Jam i bindur se edhe ju e dëshironi ndryshimin në vendin tuaj. Andaj, ndryshimi bëhet duke zgjedhur njerëz të cilët ia duan të mirën vendit tuaj dhe të cilët poashtu duan të punojnë në zhvillimin dhe forcimin e vendit. Mos lejoni që e kaluara të përsëritet. Mos lejoni që vendi juaj të mbetet i pazhvilluar. #unebesojnendryshim“- ka perfunduar Shala
Advertisement