Kantautori Lul Susuri, ish pjestarë i grupit të mirënjohur vëllezërit Susuri, ka ‘shpërthyer’ me këngën e tij të re ‘Dua…’.
Vjen një tjetër hit siç ishte dikur kënga ‘Maturant’ e shkruar dhe kompozuar nga Lul Susuri, edhe kënga ‘Dua’ vjen me një melodi të bukur dhe tekst shumë prekës qe po godet zemerat e audiencës.
Tema e kësaj balade na paraqet dy të rinjë të dashuruar, ku vajza nga një aksident komunikacioni humbë jetën dhe djali me dhimbje të thellë i kujton kohët e bukura tek sa ishin bashkë.
Për më tepër ndëgjojeni dhe vlerësojeni vet.
Kantautori i shumë Hiteve dikur si Vëllezërit Susuri, karrierën e tij muzikore është duke e vazhduar i vetëm ku planet dhe projektet nga produksioni i tij muzikorë ‘MusicProduction3VS’ do të jenë të pa ndalshme.
Për festat e fundvitit ka menduar të na sjellë një këngë shumë të bukur ritmike dhe menjëher pas saj vjen projekti i radhës në bashkëpunim me një këngëtare të njohur, por këto le të mbeten projekte surprizë për të gjithë ata fansa që e pëlqejnë Lul Susurin dhe muzikën e tij.
Lul Susuri surprizon me projektin e ri, ja kënga ”Dua”

