Pasi mora vesh për takimin Rama-Meta, ashtu si dhe shumë shqiptarë, isha shumë kurioz për të ditur se çfarë ishte biseduar në atë takim. Ndaj i bëra një kërkesë për intervistë Kryeministrit. I lumtur për përgjigen e shpejtë të tij mbërrita në Kryeministri…
Kaso Kosa: – Nuk më besohet që iu përgjigjet kaq shpejt kërkesës sime për t’ju takuar zoti Kryeministër…
Edi Rama: – Dëgjo Kaso, herë pas herë ndjej nevojën, që të takoj gazetarë ose njërëz që janë rëndë me shëndetin mendor, si puna jote përshembull.
-E pse mendoni që unë jam rëndë dhe pse e paske të nevojshme?
– Mendoj se je rëndë, se në radhë të parë te kërkesa jote shkruhej se dua që të takoj Kryeministrin, se dua të vërtetoj që ka biseduar me Ilir Metën dhe në radhë të dytë e kam të nevojshme sepse ngushëlloj veten. I them vetes, shiko se ka më keq se ty, jam njeri normal.
– Gjithsesi, është privelegj për mua që një Kryeministër të ndihet kaq mirë në praninë time, këtë privilegj që nuk e ka as Ilva Tare në fund të fundit. Nejse, të futemi në thelb të intervistës dhe ti gjithashtu mund të vazhdosh të bësh batuta gjatë rrugës.
– E ke gabim Kaso, unë nuk bëj batuta nëse nuk ka të paktën 40 veta rreth e rrotull, vetëm ashtu më kap euforia. Gjithësesi, mund të vazhdosh me pyetjet e tua, jam gati.
– Të falenderoj. Cila ka qenë qendra e bisedimeve me Metën?
– Dëgjo Kaso, Meta po kalon një periudhë të vështirë për sa i përket ndjenjave të tij. Është i pa vendosur, i turbulluar, nuk di kë do, kë ka për seriozisht dhe kë ka për të kaluar kohën. Shikon ëndrra erotike me Sali Berishën dhe përfundon në shtrat me Niko Peleshin. Pastaj fton për të kaluar një drekë romantike Koço Kokëdhimën dhe përfundon duke ngrënë drekë me mua.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)