Shoku që më pret flokët përpara pasqyrës
– Kam parë në ëndërr, sikur kisha përpara një pasqyrë të madhe dhe isha ulur perballe saj në një karrige. Isha e rrethuar nga shokë dhe shoqe të miat që në të vërtete i dua dhe i respektoj vërtet shumë. Më pas u afrua një nga shokët e mi me të cilin kam pak që jam njohur, por që është një nga shokët e mi më të mirë dhe me preu flokët shumë shkurt pa më pyetur fare. Mua më pëlqeu vetja me ato flokë të prera dhe fillova te pyes edhe shoket se si dukesha dhe u pëlqeva edhe atyre. Çfarë do të thotë kjo ëndërr?Si shpjegohet prerja e flokëve nga shoku im? Ju lutem më ktheni një përgjigje, ju lutem!
– Pasqyra është një komponent teper interesant në ëndërr, pasi ajo tregon pasqyrimin e vërtetë të gjërave. Pra pasyqra është njësoj si të thuash : të shoh bërbrëndshmi. Përsa kohë ti e shikon në ëndërr do të thotë që çfarë ka brenda ka dhe jashtë, me pak fjalë shoqëria juaj është e sinqertë ashtu si pastyrohet në pasqyrë. Edhe pse shoku juaj duke qënë se ti nuk e njeh prej kohësh, pra nuk ja dini huqet, veset, vyrtytet njëri-tjetrit shumë mirë, ty të pëlqen sepse të bën të ndihesh komod. Shoqëria juaj do të forcohet dhe ti ke për të marrë afirmimin e gjithë shoqërisë për këtë. Ai do jetë krah dhe do të bëjë të ndihesh rehat, në situata të cilat për ty do jenë të sikletshme. Ky lloj ndryshimi, që po ndodh në miqësinë tuaj do të ndikojë te ty si person dhe kjo do të të pëlqejë, jo vetëm ty por edhe shoqërisë tënde. Ëndrra është pozitive për aq kohë sa pasqyra është e pathyer dhe vazhdon pasqyronë pëlqimin tënd nga ndryshimet që ndodhin brenda teje në të cilat ndikojnë të tjerë, në këtë rast shoqëria. Konkretisht nuk mund të flas për ngjarjen, por për kontekstin psikologjik të saj, pasi subkoshienca juaj ju ka lënë ndjesi të cilat ju i kuptoni më mirë se kushdo tjetër.
(Këtë shkrim dhe te tjera mund ta lexoni në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)