Këtë javë intervistova ministrin e Shëndetësisë, zotin Ilir Beqaj. Atë e gjeta në zyrën e tij duke folur me vete…
Kaso Kosa: -Përshëndetje zoti Beqaj, a keni kohë për një intervistë? Nuk do ju ha shumë kohë.
Ilir Beqaj: – Unë nuk ju them kurrë “jo” gazetarëve, Kaso, madje të falenderoj që erdha se kështu mund të bëj një pushim e të çlodhem sadopak nga gjithë kjo punë që na ka pllakosur në minisitri.
– Si po ju ecin punët, zoti Beqja?
– Çdo gjë me shëndetësinë është ok. Shëndetësia falas ka bërë një revolucion të madh në këtë vend, Kaso, na ka zili gjithë bota.
– Vërtet? Dëgjo , me që qenka puna kështu dhe nuk të paska thënë njeri, kam nderin që të të informoj i pari se Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet për shëndetësinë. Ajo shpenzon vetëm 2.8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa mesatarja e europiane për këtë tregues ishte 6%. Kjo nuk përbën asnjë problem për shëndetësinë?
– Kjo nuk përbën problem aq të madh Kaso, sepse kjo ka sjellë edhe të mira shumë më të mëdha. Ja, për shëmbull, që ku ka filluar programi ynë “Mjekësia falas”, spitalet private kanë rritur xhiron me 21%. Ky është goxha sukses pasi me këtë përqindje renditemi ndër vendet e para në botë.
– Goxha sukses qenka. Si bën që jeni kaq i suskseshëm?
– Sepse unë funksionoj ndryshe nga gjithë politikanët e tjerë. Nuk kam vese si ata. Së pari, unë nuk rri asnjëherë “dru”, si Edi Rama, madje edhe kur ulem në lokal për të pirë ndonjë gjë darkave, porosis lëng frutash. Së dyti, nuk mbjell, apo pi kanabis, si disa të tjerë që ju është hapur nami, se, domosdo, ku ka zë nuk është pa gjë. Së treti, unë nuk luaj bixhoz si Arben Ahmetaj sepse është budallëk me brirë për dikë inteligjent, të lerë lekët në bixhoz. Së katërti, nuk shkoj deri në brazil si Ditmir Bushati për të fjetur më burra. Së pesti, nuk luaj me Pokemona në orar të punës si Niko Peleshi. Së gjashti, nuk pi birra dhe bëj sherre si Erjon Braçe.
– Nuk keni asnjë ves ju?
– Jo, Kaso unë nuk kam asnjë ves. Hobi kam plot, por vese jo…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)